Evazioni i aksioneve
Nga Mero Baze
Ka një përpjekje të qeverisë dhe zyrtarëve të saj, të cilët duan të shmangin përballjen me problemet që ka shoqëria jonë , ose duke shpikur aksione, ose duke shpikur arsye të tjera nga ato realet, që i prodhojnë këto probleme. Për shembull sot janë paralajmëruar së paku tre fushata kundër informalitetit që do të nisin në Shtator. Ajo kundër evazionit fiskal në biznese, ajo kundër evazionit fiskal në mjekësi dhe ajo kundër mos pagesës së faturës së ujit. Të treja janë paralajmëruar sikur në Shtator, do të nis një erë e re, pas së cilës në vend nuk do ketë më informalitet.
Mënyra si thuhet, mënyra si lajmërohen ato, mënyra se si trashet zëri pas paralajmërimeve, duket si një lloj justifikimi për atë që nuk ka funksionuar.
E vërteta është se informaliteti ka triumfuar në taksa tatime, në produktet mjekësore apo dhe në furnizimin me ujë, por ky nuk ësthë shtator i parë i qeverisë. Është shtatori i tret i saj, dhe si i tillë, nuk është i përshtatshëm për tu shpallur muaj aksioni.
Një administratë serioze dhe efiçente nuk shpall aksione, por axhenda veprimi që zbatohen dhe prodhojnë në fund një bilanc pozitiv. Aksionet janë mekanizma revolucionare, të cilat sjellin rezultate të përkohshme, por nuk sigurojnë një dispilinë shtetërore.
Fjala vjen sistem i taksa tatimeve, nuk mund të korrigjohet me aksion. Nëse ai ka prodhuar një grop në buxhet, do të thotë se ka qenë i korruptuar ose i paaftë. Nëse është i tillë, aksioni duhet të nis ndaj administarta tatimore, pastaj ndaj biznesit, pasi udhëheqësit e korruspionit, nuk mund të jenë dhe udhëheqësit e “revolucionit” antievazion.
E njëjta situatë është dhe në tregun e barnave, aty ku ka informalitet apo në tregun e shkatërruar të ujit të pijshëm.
Probemi është se aksionet shpallen nga kompleksi i mungesës së suksesit, më shumë, se sa nga nevoja e një fillimi të ri. Pra ato ngajnë më shumë si justifikim për cfarë nuk është bërë, se sa si premtim për cfarë do të bëhet.
I njëjti kompleks ndjehet në deklarat e Ramës dhe Tahirit dhe për azilantët tanë. Të kompleksuar përse ndodh ky fenomen, ata fillojnë e prodhojnë statistika të padobishme, sa nga cili kufi kanë arriutr emigrantët në Gjermani. Është e vërtet se ata kanë përdorur cdo lloj manovre për të mos u identifikuar rrugës si emigant, por ama kanë ikur. Dhe kur dikush vendos të ik nga vendi i vet, ky nuk është problem policor. Enver Hoxha krijoi klon elektrik dhe po të mos krijonte mekanizmin e persketuimit të familjeve që mbeteshin këtu, do ti kishte ikur gjysma e Shqipërisë. Pra problemi i ikjes nuk është problem pse ne nuk ruajmë dot kufirin. Ne nuk duhet ta ruajm bile kufirin për këtë fenomen. Kjo do të ishte më e tmerrshme. Ne duhet të ruajmë shoqërinë dhe ekonominë shqiptare dhe ta bëjmë këtë vend sa më të jetueshëm. Kjo është e vetmja mënyrë të ulim numurin e atyre që duan të ikin cod vit nga vendi.
Mua nuk më duket tragjedi pse ikin, pasi emigracioni është një gjymtyrë e pandashme e cdo kombi, por më vjen keq që harxhojmë energji të prodhojmë arsye policore për ikjen ose mbajten e tyre brenda kufijve. Shqiptarët kanë ikur më shumë kur nuk kishin viza. Kanë çarë detet me gomone dhe malet me borë për ti ikur varfërisë. Tani po ikin më pak, por me avion. Është e pashmangshme derisa vendi të jetë nën efektin e një krize të gjatë ekonomike dhe mungesës së shpresës. Kriza rajonale e bën dhe më të ndjeshëm këtë fenomen. Por për këtë nuk ka arsye ta minimizojmë ,duke thënë se ata kanë ik nga Greqia, Maqedonia apo Mal i Zi më shumë se nga Rinasi. Ata thjeshtë kanë ikur si shqiptarë dhe problemi duhet zgjidhur këtu. Dhe për këtë nuk ka nevojë për justifikime. Ky është një realitet që duhet pranuar së pari nga qeveria sidomos me partnerët ndërkombëtar dhe ta shikojë këtë si një alarm për një vemendje më të madhe ndaj Shqipërisë.
Valët e emigrnacionit askush në botë nuk i ka ndal me polici apo masa policore. Policia mund të luftoj trafikantët e qënieve njerëzore ose ata që përdorin fatkeqësinë njerëzore për trafiqe, por jo të ndal vullnetin e një njeriu që do të ik nga ky vend. Qeveria nuk ka pse vuan nga kompleksi i sukseseve me cdo kusht. Sukses është të pranosh problemet dhe ti zgjidhësh ato, jo të fshehësh shkaqet e dështimit dhe të paralajmërosh aksione. Të gjithë e dijnë pse nuk paguajnë taksa , të gjithë e dijnë pse nuk paguajnë ujin apo pse blejnë ilace nën dorë, dhe mbi të gjitha e dijnë pse po ikin. Paralajmërimi i aksioneve për cdo dështim kundër evazionit , mund të kthehet në evazion aksionesh. Dhe pastaj duhet aksion politik.
TEMA