Evropa na vlen dhe si ëndërr
Nga Mero Baze
Ka një debat artificial pas një deklarate të stërpërsëritur të Edi Ramës mbi lodhjen e e Evropës nga zgjerimi dhe humbjen e durimit nga moszgjerimi. Nuk e ka thënë për herë të parë, dhe nuk e ka tezë politike, por më shumë gjetje publicistike që I ngjan si ide. Është e këndëshme ta thuash në gazeta, por natyrisht jo në tryeza bisedimesh, ku ke për të raportuar për detyrimet e tua ndaj pranimit në Evropë.
E thënë shkurt më shumë se sa një lodhje e Evropës nga zgjerimi, vrehet një farë lodhje e rajonit nga kushtet e zgjerimit, ngaqë nuk I plotëosjnë dot. Shqipëria është pjesë e këtij nervozizmi rajonal.
Edi Rama ende për fat nuk ka teza politike antieropianiste. Ai po përpiqet të jetë pjesë e një grupi politikanësh të rinj në Ballkan, që po sheshojnë problemet e moskomunikimit rajonal dhe është I prirur të jetë I llastuari I BE në këtë pikë.
Teza e fundit antievropianste e një kryeministri shqiptar, ka qenë teza e “Albanofobisë”, e prodhuar nga Berisha në Samitin e Munihut, e cila ishte një akuzë në emër të kombit shqiptar ndaj Evropës për rracizëm ndaj shqiptarëve. Ndodhi pikërisht kur Bashkimi Evropian, në mënyrë të përsëritur për tre vite rradhazi refuzoi të hap zarfin që Berisha e kishte dërguar me miqtë e tij cek që u shiti CEZ në Bruksel, nën garancinë e grekëve që u shiti detin dhe francezëve që do tu blente helikoptera. Ishte veprimi më klientelist I bërë në emër të shtetit shqiptar dhe pas dështimit, sulmi më I paprecedent I bërë në emër të kombit shqiptar nga një I papërgjegjshëm kundër Evropës.
Fjalimi I Sali Berishën në Samitin e Munihut, ishte në të vërtet dhe pika kritike, kur Perëndimi I hoqi atij përfundimisht vizën dhe si lider anormal, një njeri ekscentrik, që ishte gati ti vinte zjarrin rajonit, për shkak të refuzimit që Evropa I bënte politikës së tij.
Nga ai moment, në Shqipëri nisi kthesa e fort politike dhe ai u largua nga pushteti. Qeveria e re jo vetëm që nuk ka pretenciozitetin e një qeveire delirante, që ti diktoj Evropës cfarë të bëj, por së paku na ka shpëtuar nervat dhe nga reotrika nacionaliste apo paternalizmi për faktorin shqiptar në Ballkan. Për fat të mirë Edi Rama nuk ndjehet Baba I Kombit, dhe shqiptarët kudo që janë nuk kanë varë xhaketën e shpresës tek ai.
Përpjekja për të prodhuar nga publicistika e Ramës një lider të ngjashëm si Berisha, nuk funskionon. Rama është e vërte që ka nevojë të përkëdhelet dhe të ndjehet si rrebel herë here, kur nuk I shkon vaj puna me Brusklein, por probemi nuk është në Bruksel por në shtëpin e tij. Dhe një nga kryeproblemet është pikërisht se ai po e lëviz ngadalë Shqipërinë nga gërmadhat ku e la Sali Berisha.
Problemi I vetëm që ka Shqipëria, por dhe liderët e saj shqiptarë, është se ata mendojnë që janë qendra e botës dhe Evropa mendon natë e ditë për ta, si ti fus në Evropë. Edhe pse Bashkimi Evropian përpiqet të ruaj koherencën dhe strategjinë e tij të zgjerimit, problemet e reja që po e mbysin atë, e bëjën të bezdisëshëm padurimin tonë për të marrë vemendjen e tij. Thjeshtë jemi të dënuar të mos humbasim durimin.
E vërteta është se Evropa është I vetmi orientim që e shpëton kombin shqiptar, qoft dhe si objektiv që mund të vonoj të arrihet . Ajo na mban të bashkuar dhe me shpresë se një ditë do t’ia arrijmë. Cdo lodhje nervash apo retorikë delirante kundër Evropës, na shpërbën dhe na kthen në një anarki si ajo e vitit 1914, ku disa kërkojnë Babën në Turqi, e disa nënën në Evropë. Evropa na vlen dhe si ëndërr, që do realizohet vonë, pasi na mban zgjuar dhe na jep motiv përse të luftojmë. Dhe kësaj ëndrre I jemi borxh, pasi na ka dyfishuar si komb brenda një shekulli. Nuk ka rëndëis kur do jemi anëtarë të saj, apo të barabartë si ajo. Vendimi për të qenë evropian na bën shqiptarë. Cdo vendim dhe objektiv tjetër, na bën thjeshtë popullsi problematike.
TEMA