Fakte të reja për skandalin e FIFA-s. Ja skema e korrupsionit për botërorin e vitit 2010
Zv/presidenti I FIFA-s Jack Uarner po hetohet nga FBI për korrupsion dhe për pastrim parash.
Në një investigim të rrjetit televiziv BBC, dalin fakte të reja që implikojnë 72 vjecarin në afera korruptive.
Televizioni britanik zbulon se në llogarinë e Uarner FIFA janë transferuar 10 milionë dollarë, në mënyrë që 72 vjecari të lobonte që botërori në vitin 2010 të zhvillohej në Afrikën e Jugut.
FBI ka marë në pyetje Zv/presidentin e FIFA-s Jack Uarner, i cili ka mohuar cdo akuzë. Por në dokumentat e zbuluara duken qartë tre transferimet e kryera nga FIFA, që nga Janari deri në Marsin e vitit 2008. Këto shuma parash, ish-presidenti i Concacaf ua kishte premtuar federatave për të votuar vendin afrikan.
BBC raporton se paratë u janë dorëzuar në zarf zyrtarëve të federatave të ndryshme, pasi ato u tërhoqën prej Warner dhe sipas të dhënave, çdo zarf mbante nga rreth 40 mijë dollarë.
Jack Uarner është një nga 14 zyrtarët e FIFA-s të akuzuar nga prokurorët amerikanë për skandalin më të madh të korrupsionit që ka përfshirë FIFA-n.
Sipas të dhënave nga departamenti i drejtësisë, ky skandal përfshin një peiudhë 24 vjeçare gjatë së cilës janë paguar plot 150 milionë dollarë për të korruptuar njerëz të ndryshëm.