Falë qeverisë antikorrupsion të Ramës, vendi është pronë e MAFIA-s
Forum E Diel, 23 Maj 2021 16:24
Nga Basir Çollaku –
Falë qeverisë antikorrupsion të Ramës, vendi është pronë e MAFIA-s. Rrofshi partnerë që e mundësuat.
Nuk kemi konkurues. Kryesojme te vetem. Kryesojme ne raportet e DASH, Europol, prej 6-7 vitesh per trafik nderkombetar droge. Ne raportet e fundit te iniciatives globale ligjore.
Jemi kampione te transportit per heroinen qe vjen nga Afganistani dhe Turqia.
Kokainen, ku grupet shqiptare furnizohen ne burim. Kemi arritur te bejme laboratore perpunimi per heroinen dhe kokainen, qe sa vine dhe shtohen ne Shqiperi.
Prodhim hashashi kampion, ku kryesojme eksportin ne Evrope. Ferma te prodhimit te hashashit po kthehen ne shtepi te shumta edhe ne periferi te Tiranes. Gjithashtu ne kete industri prioritet qeveritar, energjia elektrike gjendet me miq pushteti per te ulur koston e prodhimit.
Pastrim parash me miliarda dollare, te cilat i hedhim ne ndertime te kullave shumekateshe luksoze. Ne dy vite 2 miliarde euro ne Tirane ne ndertim.
Mashtrime financiare me forex, mijera callcenter, ku Tirana eshte nder qendrat evropiane te mashtrimeve financiare. Ngarkesat cash mberrijne kryesisht nga Ukraina dhe Lituania. Te gjitha shenojne ne ekstraktet e themelimit marketing. Ne Bordin e kesaj ndermarrje ka emra te medhenj lidhur me qeverine.
Kane nisur fermat e prodhimit te paligjshem te kriptomonedhes bitcoin, qe veç te tjerash bejne masaker ne vjedhjen e energjise. Oligarke qeveritare miliarda ne ofshore.
E gjitha kjo arritje.
Po ndertojme porte, aeroporte ne çdo qytet, per te pastruar miliarda te tjera. Me organizaten e frikshme mafioze Ndrangheta, ka nje bashkepunim ne rritje, per interesa te perbashketa kriminale. Ata sipas dosjeve te Antimafias dhe SPAK kane miqesite e tyre prane Veliajt, Rames dhe Policise se Shtetit.
Kjo, fale qeverise antikorrupsion te Edi Rames, e cila meriton nje çmim Nobel, per paprekshmerine ne masakren kriminale. Guxuam te bejme zgjedhje ne 25 prill dhe ja dolem te bejme votime, te cilat u njohen pa u mbyllur kutite te dielen. Vetem kaq pak ka mundur te beje Edi Rama ne tete vite. Ne kater vitet e ardhshme do te zgjeroje aktivitetet e mesiperme me partnere te tjere si Cosa Nostra, Camorra, Mafia e vendeve te Lindjes se Mesme shto Turqia dhe Rusia. Sa per BE ajo aty eshte pret. Borderote funksionojne. Soros jep nje dy doresh rrenues. Keshtu partnere te dashur strategjike amerikane dhe passtrategjike evropiane, ne Shqiperia, fale kontributit te vazhdueshem te qeverise antikorrupsion te Edi Rames jemi bere prone e MAFIA-s. Rrofshi partnerë qe na e mundesuat. Ju na e keni shkruar çdo vit neper raportet tuaja kete kanibalizem qe ka ngjare. Ne ju besojme. Mirë që keni lene llotarite e emigrimit hapur per qytetaret…