Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Faleminderit Zotni Pjetër që u ktheve në shtëpinë tënde

Forum E mërkurë, 18 Gusht 2021 11:39
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Besnik Mustafaj *

E para fjalë që më vjen tani i drejtohet Pjetër Arbnorit: Faleminderit Zotni Pjetër që u ktheve në shtëpinë tënde. Tani e mbrapa nuk do të na largohesh më. Sepse ky parlament, kjo sallë plenare, për sa kohë do të jetë themeli dhe garanti i demokracisë për shqiptarët, do të mbetet edhe shtëpia politike e patjetërsueshme e Pjetër Arbnorit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 1 ore
Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57

Pjetër Abrnori iu bashkua Partisë Demokratike në dhjetor 1990. Në mars 1991 ai u zgjodh deputet dhe nënkryetar i këtij Kuvendi. Një vit më vonë, në mars 1992, në zgjedhjet e parakohëshme, ai mori përsëri mandatin e deputetit si dhe besimin si Kryetar i Kuvendit. Dukshëm më të shumtët e atyre që do ta bënin historinë politike të Shqipërisë të viteve ’90, të djathtë e të majtë, e filluan politikën me themelimin e pluralizmit. Pjetër Arbnori nuk ishte njëri prej tyre. Ai e kishte filluar politikën 30 vjet më parë, në kushtet që dihen tashmë nga të gjithë, kishte besuar fort se kombi ynë mund ta ndërtonte të ardhmen e të përparonte vetëm duke përqafuar vlerat perëndimore të lirisë dhe të demokracisë së ardhur detyrimisht përmes pluralizmit të vërtetë dhe votës së lirë. Ai nuk lëvizi kurrë nga bindjet e tij dhe pagoi një çmim si rrallë kush në mbarë perandorinë e së keqes, siç e ka përcaktuar Presidenti Regan botën komuniste.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por ne kemi njohur Pjetër Arbnorin e kohë së lirisë, një burrë i pjekur dhe i ditur, i pathyeshëm në besimin te parimet e veta, i aftë ta zgjedhë fjalën për t’i treguar vendin me drejtësi dhe mirësjellje të vetit dhe kundërshtarit politik, pajtues, sa më shumë pajtues, por jo në dëm të së vërtetës, kurrë në dëm të së vërtetës, i palodhur për t’i shërbyer si legjislator Republikës tonë. Ne kemi parë se fuqia e jashtëzakonshme e karakterit të tij, durimi i tij dhe krenaria e tij buronin kryesisht nga bindja e tij se po, Shqipëria bëhet dhe atë do e bëjnë shqiptarët. Më shumë se cilido nga ata qindra e qindra parlamentarë të ulur në sallën e këtij Kuvendi gjatë 27 vjetëve, Pjetër Arbnori kishte të drejtë t’i thoshte vetes dhe të tjerëve se po jetonte ëndrrën e vet personale për Shqipërinë e të gjithëve.

Kjo e sotmja nuk është një ditë për kujtime. Është një ditë për reflektime. Në qoftë se sot Pjetër Arbnori do të ulej si deputet në këtë sallë, jam i sigurt se ai përsëri do të ishte kundërshtar politik i Gramoz Ruçit. Por me këtë rast, për ngritjen e kësaj statuje, ai do ta falenderonte pa ngurrim. Jo pse statuja do t’i kushtohej atij. Pjetër Arbnori kishte moralin dhe modestinë e një besimtari të sinqertë, te mësimet e Krishtit, siç kishte edhe vetëdijen e një shkrimtari dhe intelektuali të nivelit të lartë. Ai do e kuptonte shumë mirë simbolikën e madhe të kësaj statuje në hyrje të sallës plenare të parlamentit të Republikës tonë për t’i dhënë rëndësi kujtesës tonë kombëtare. Po të jemi të qartë për rrugën euroatlantike, në të cilën duhet të ecë Shqipëria sot e në të ardhmen, po të jemi edhe të ndershëm në shërbimin që i bëjmë Shqipërisë për ta shtyrë përpara në këtë rrugë, kujtesa historike dhe politike, pavarësisht plagëve të rënda që mban, nuk na ndan më. Përkundrazi, na bashkon rreth interesit të Shqipërisë, një bashkim që arrihet vetëm përmes thellimit të dallimeve në alternativa. Këshilla e Pjetër Arbnorit sot për ju, deputetë dhe drejtues të partive politike, do të kishte qenë : jepuni mundësi shqiptarëve të zgjedhin kush do t’i qeverisë nisur nga programet dhe jo nga individët.

Sot mua m’u bë një nder shumë i lartë për të mbajtur këtë fjalë në përurimin e shtatores së Pjetër Arbnorit. Përfitoj nga rasti për të shprehur një keqardhje, për të cilën kam menduar shumë herë. Ndër të gjitha vendet ish – komuniste, Shqipëria është e vetmja që nuk arriti ta krijonte një simbol të rezistencës kundër diktaturës, i cili të mishëronte në sytë e popujve të qytetëruar shpirtin liridashës të popullit tonë. Ne e kishim këtu, midis nesh, për afro 20 vjet Pjetër Arbnorin, Mandelën shqiptar, dhe nuk ditëm ta ngremë në piedestal në të gjallë, jo për t’i bërë nder atij, por Shqipërisë. Të gjithë jemi përgjegjës : politikanët, intelektualët, shkrimtarët, artistët, gazetarët. E ngritëm sot. Edhe kjo është një shenjë reflektimi.

Në mbyllje të kësaj fjale të shkurtër, dua t’i drejtohem përsëri Zotni Pjetrit për t’i thënë se këtu, me ne, është edhe Suzana, edhe Justina, edhe Filipi. Suzana ka vazhduar ta mbajë të bashkuar e të lulëzuar atë që ti, si një shqiptar i vërtetë që ishe, e kishe të shenjtë: familjen. Nuk ka komb të fortë pa një familje të fortë.

Faleminderit edhe një herë, që u ktheve në shtëpinë tënde, Zotni Pjetër! Na i fal gabimet që kemi bërë! Në emrin e të gjithë atyre, që janë mbledhur sot këtu të të urojnë mirëseardhjen, miqtë e tu politikë dhe kundërshtarët e tu politikë, të lutem të na japësh forcë dhe kurajë t’i kapërcejmë këto gabime.

*Fjala e shkrimtarit dhe ish-ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj, në ceremoninë e vendosjes së bustit të Pjetër Arbnorit, para godinës së Kuvendit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 1 ore

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 1 ore

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 1 ore

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 1 ore

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 17 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 20 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 17 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.