Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 07:40 Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026 Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026 Monedha Vlera në lekë 1 euro (EUR) 90,74 lekë 1 dollar amerikan (USD) 81,03 lekë 1…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fantazitë e selektuara të Berishës për dosjen Balluku

Forum E premte, 21 Nëntor 2025 16:54
Fantazitë e selektuara të Berishës për dosjen Balluku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mero Baze

Sali Berisha i kishte hyrë veprimtarisë krijuese për të krijuar një dialog imagjinar mes Ballukut dhe Ramës për tunelin e Llogarasë, për të krijuar “fakte” se përgjegjësia e SMS nuk është vetëm e Ballukut por edhe e Ramës. Është një prej mijëra fantazive të tij mediokre të shfaqura në rubrikën qytetari digital.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 23 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Është interesante se si fantazia i kishte punuar vetëm për tunelin e Llogarasë dhe jo për akuzën e dytë të Ballukut, që lidhet me favorizimin e kompanisë që ka marrë lotin e katërt të unazës së jashtme të Tiranës, në pronësi të “Prestanome”-s së djalit të tij. Djali i tij jeton në vilën e dhuruar prej tij me dy komshi: pronarin e kësaj kompanie dhe Gimin nga krahu tjetër. Gimi nuk është ai Gimi i Ilir Metës në video “për 700 mijë dollarë”, por një biznesmen që tërë jetën i zë prit kryeministrave: herë Fatos Nanos, pastaj Sali Berishës e tani Edi Ramës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nëse ka ndonjë gjë që e bën të pafajshme zonjën Balluku në këto dy akuza, është pikërisht fakti se bëhet fjalë për dy tendera, në të cilat ai që mund të quhet “ndikim i paligjshëm” nuk është ndonjë favor për zonjën Balluku por për të tretë. Në rastin në fjalë, siç e thotë edhe vetë një SMS në dosje, “Shtufi ka punë me Gimin”. Gimi dhe pronari i kompanisë që ka marrë tenderin, Shtufi, siç e theksuam, janë mëhalla e Zenit: Gimi majtas, Zeni në mes në vilën e Shtufit dhe Shtufi me vilën tjetër anash. Kjo natyrisht nuk i shmang pasojat ligjore nëse ka, por moralisht zonja Balluku këtu është të paktën më e pastër se Sali Berisha i cili “edhe ka ngrënë bukën(tenderin) edhe përmbys kupën”.

Tani, meqë ky ka fantazinë e duhur të imagjinojë se çfarë ka biseduar Balluku dhe Rama në Kryeministri, le ta shfrenojë dhe fantazinë se çfarë kanë folur për këtë tenderin e Shtufit: pse ajo ka lënë porosi që ta presin në zyrë dhe ta orientojnë kualifikimin tek ai dhe pse askush nuk flet për këtë Gimin. Se ky dhe për mbiemër, ka kanaçet që shet.

Le të mendojë për një moment sikur Rama i ka thënë: “Ç’është ky Shtufi, pse ia keni dhënë këtij?” dhe ajo t’i jetë kthyer sipas stilit Berishës: “Ti më ke thënë jepja këtij të Shkëlzenit, më ka hyrë garant Gimi, u duhen për Kullën tek sheshi Skënderbej…” etj., fantazira alla Sali në këto raste. Sport i rëndë të merresh me dikë që është në ditë të keqe, e të shfrenosh fantazinë, por guxim i madh kur pështyma që do të hedhësh mbi të të bjerë mbi fytyrën tënde.

Çohu Sali dhe nxirr Shkëlzenin nga vila e Shtufit, ku jeton prej vitesh! Denonco Shtufin si fitues të pandershëm tenderi, dhe distancohu që nuk janë lekë për ty dhe tët bir. Pastaj fantazo për tunelin e Llogarasë. Je i vetmi politikan mercenar në historinë e Shqipërisë që shitesh si opozitar i fortë për të marrë pjesën që mendon se të takon për të qëndruar përjetësisht në opozitë, duke u përfshirë edhe në luftën e klaneve të PS që nuk pushon kurrë.

Unë e kuptoj që qeverisë nuk i kushton gjë të duket e hapur e të jetë apolitike në gara publike, por ti duhet t’u sqarosh demokratëve se Belinda Balluku po rrezikon përballjen me ligjin edhe për lekët e tua. Kjo natyrisht nuk e bën qeverinë të pastër, por ty të nxin, para atyre që kërkon t’u dukesh i pastër. Pastaj vazhdo fantazinë për tenderat e tjerë, por në një dosje me 26 faqe dalin tre të PD që marrin tendera, pa llogaritur “Prestanomen”-in e djalit tënd. Kurrë Shqipëria s’ka pasur një opozitë më mercenare, më të blerë dhe më pa moral se kjo e jotja. Dhe kjo shpjegon pse familja jote e ka biznes të mbajtjes peng të PD.

Etiketat e lidhura

BallukuBerishaMero Baze
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026
Para 2 minutash

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Moti këtë të dielë
Para 6 minutash

Moti këtë të dielë

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 10 minutash

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz
Para 2 orësh

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 10 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 10 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 13 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 12 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.