Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 09:14 Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama! Nga Erion Veliaj PARTIA SOCIALISTE ËSHTË MË E MADHE SE KRYETARI I SAJ! Sot, nga qelia ku më kanë kyçur vetëm trupin, iu drejtova…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fatkeqësitë na vijnë nga “lart”

Forum E martë, 23 Qershor 2020 16:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Koço Kokëdhima

Sot është dita e fundit e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për shkak të COVID-19, vendosur për herë të parë më 24 mars dhe shtyrë nga parlamenti deri më 23 qershor.

Izolimi më i egër i popullatës dhe ndërprerja e aktivitetit ekonomik, për të evituar katastrofën njerëzore në një vend pa sistem shëndetësor, ka lënë pasoja shkatërruese për ekonomitë familjare dhe dhjetra mijëra bizneseve.

Qeveria nuk e përdori gjendjen e fatkeqësisë për të ndihmuar shqiptarët, por për t’i vjedhur edhe më shumë. Ndihma e dhënë për qytetarët dhe bizneset ishte e pasur në propagandë dhe e mjerë në shifra.

Qeveria dha më pak se 10 për qind të borxheve dhe ndihmave që mori për të kaluar pandeminë dhe shumë më pak se çdo qeveri tjetër në rajon. Ka marrë mbi 1,1 miliardë euro që nga fillimi i vitit 2020 dhe ka dhënë gjithsej vetëm rreth 110 milionë euro për familjet dhe bizneset.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Borxhi me shitjen e bonove të thesarit, huaja e FMN-së për mbështetje buxhetore, dhurata dhe huaja e Komisionit Europian, borxhi 650 milionë përmes lëshimit të eurobondit si dhe dhjetra milionë euro ndihma nga BE, SHBA, Zvicra, Suedia etj, u tretën si kripa në ujë dhe u bënë tendera urgjentë për klientët e qeverisë.

Qeveria për tre muaj mendoi vetëm si t’ia bënte me hile çdo shqiptari dhe biznesi të goditur nga bllokimi. Dha rreth 39 milionë euro për bizneset e vogla; 53 milionë euro për ish-punonjës të bizneseve të mëdha; 15 milionë euro për pagesat shtesë të papunësisë dhe ndihmës ekonomike, si dhe një ndihmë qesharake për familjet në nevojë. Urdhri drejtuar bankave për të shtyrë tre muaj pagesat e kredive nuk pati vlerë; moratoriumi i qirave ishte një farsë; garancia sovrane ishte një dështim propagandistik, ndërsa qeveria nuk mori përsipër asnjë pagesë; kryeministri gënjeu kur mohoi se kishte premtuar në televizion pakon e tretë të ndihmës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjendja e fatkeqësisë natyrore për Shqipërinë po mbaron, por jo vetë fatkeqësia. Dëmet që ka sjellë qeverisja janë shumë herë më të rënda se pasojat e tërmetit dhe koronavirusit. Faktikisht pushteti u ka vjedhur shqiptarëve përgjithmonë liritë njerëzore, politike dhe ekonomike. Pa e rrëzuar këtë pushtet, fatkeqësia për shqiptarët do të vazhdojë pa fund edhe pas 23 qershorit.

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

11 Nëntor 2026, 20:42
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

11 Nëntor 2026, 10:28
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Etiketat e lidhura

Koco Kokedhima
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!
Para 6 minutash

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

168 ditë revoltë, Tirana në protestë kombëtare! Studentët, qytetarët dhe Diaspora kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Para 17 minutash

168 ditë revoltë, Tirana në protestë kombëtare! Studentët, qytetarët dhe Diaspora kërkojnë dorëheqjen ...

Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritura për Ukrainën
Para 19 minutash

Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritura për Ukrainën

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë
Para 48 minutash

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 9 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 23 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 12 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 13 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.