Fatos Lubonja, 10 mijë euro në muaj tek “Agon Channel”

Analisti i njohur Fatos Lubonja ka braktisur emisionin “Opinion” pas shumë vitesh për të shkuar te kanali “Agon”. Ai do të ketë një pjesë të edicionit qendror të lajmeve që do të quhet “Këndi i Lubonjës”. Për ta bindur për kalimin e tij te “Agon” ka qenë miku i tij Andi Bejtja i cili aktualisht është drejtor informacioni në këtë kanal.

Por një shkak tjetër ka qenë edhe paga e lartë që i ka ofruar “Agon Channel” Lubonjës. Plot 10 mijë euro në muaj do të marrë Lubonja për analizat e tij në “Agon Channel”, shkruan Gazeta Mapo

Ai do të punojë si për kanalin që transmeton në Shqipëri por edhe për “Agon Italia”. Lubonja do të jetë çdo javë nga e hëna në të premte në ekranin e “Agon”.

MAPO

SHKARKO APP