Fatos Lubonja: Ambasadorët kanë gabuar me Ramën

Duke marrë shkas edhe nga deklarata e fortë e ish-ministrit të Brendshëm Saimri Tahiri, ditën kur hoqi dorë nga mandati i deputetit se ambasadorët e huaj në vendin tonë blihen, analisti Fatos Lubonja thotë se nuk kanë qenë të pakta rastet kur ata kanë gabuar.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24” Lubonja thekoi se në shumë raste diplomatët kanë gabuar edhe për interesa personale, apo edhe për interesat e vendit nga vijnë.

“Shit-blerjen duhet ta provojë. Mendoj më shumë sesa shiten apo blihen, çështja është nëse gabojnë apo jo. Kjo është çështje që ha debat. Ajo që di të them unë është se në historinë tonë shumë herë ambasadorët kanë gabuar, edhe ata amerikane.

Për shumë arsye, ndonjëherë edhe pa dashje. Ndonjëherë edhe nga simpatitë, apo dhe nga interesat e shtetit të tyre.
Për shembull, në fillimet e demokracisë, ambasadori i parë i SHBA në demokraci mbështeste Berishën. Ai vazhdonte linjën e tij apo edhe italiani Paulo Foresti.

Apo mjafton të kujtoni Arvizu, që për interesa të SHBA-ve, donte të sillte demontimin e armëve kimike siriane këtu. Ai doli në media dhe foli për zhgënjimin e madh që mund të kishte SHBA nëse qeveria nuk e merrte këtë vendim.

Ambasadorët kanë mbajtur një anë në këtë çështje. Pastaj pse janë korruptuar? Pse s’kanë besim tek opozita, këtë nuk e di. Rama ka pasur mbështetje politike. Flitet për Sorosin, për lobingje, pasi ai është i lidhur me Hillary Clinton”, – tha Lubonja.

SHKARKO APP