Fatos Lubonja: Historia e partive shqiptare e mbushur me pabesi
Fatos Lubonja ka analizuar sot situatën politike në vend, që nga marrëveshja PD-PS dhe debatet mes aleatëve të opozitës për zgjedhjet e 25 qershorit.
I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Lubonja pohoi se synimi i dy forcave të mëdha politike, PS-PD, ishte eliminimi i LSI-së.
Po ashtu, Lubonja theksoi se tezat që janë folur këto ditë për një koalicion të mundshëm mes PS-PD, sipas tij është një mashtrim i madh.
“Koalicioni PS-PD është një mashtrim i madh që përdoret për të gënjyer ndërkombëtaret. Pra na shihni se ne jemi të pjekur tani dhe na fusni në Evropë. Mendoj se është një mashtrim i madh dhe nuk asgjë premtuese”, tha Lubonja.
Ai shtoi se:
“Kemi një lloj paqartësie se sa ky projekt i dy partive të mëdha synon për t’i nxjerr jashtë loje partitë e vogla.
A duhet Shqipëria të ketë vetëm dy parti të mëdha, pra a duhet të shkojmë tek modeli amerikan?
Modeli amerikan nuk ka një lider të përjetshëm. Ky model është tjerët gjë. Unë them se jo. Kjo është loja e dy të mëdhave, për të eliminuar të voglat. Duke filluan nga LSI. Deri sa eliminuan LSI, të voglat janë më lehtë”, tha Lubonja.
Nga ana tjetër analisti nënvizoi se politika shqiptare ‘prodhon’ mosmarrëveshje dhe pabesi.
“Mosmarrëveshjet dhe pabesi është e gjithë politika shqiptare. E para ndaj elektoratit.
Një mosmarrëveshje me këta aleatët e vegjël nuk na çudit.
Ashtu siç nuk na çudit që të gjendet një marrëveshje. Këto e kanë kthyer në biznes politikën. Pluralizëm pa vizione të ndryshme për vendin dhe me konfliktualitet, nevojë për të ndarë tortën”, pohoi ai.
Lubonja u ndal dhe tek listat e PD-së me kandidatët për deputetë, që pritet të prezantohen mbrëmjen e sotme.
“PD ishte në çadër me një premtim, kontestim, denoncim, të gjitha bashkë. Nga denoncimi tek premtimi. Denoncimi për Republikën e Vjetër dhe premtimin për Republikën e Re. Në atë çadër krijonte përshtypje për një lëvizje popullore që nuk ishte thjesht militantizëm. Shpesh herë janë akuzuar dhe mediat, që janë fokusuar tek Basha, dhe jo tek figurat e reja. Në këtë aspekt, çadra dështoi në kuptim e qeverisë teknike”, tha Lubonja.