Fatos Lubonja mohon zërat se do kandidojë si i pavarur në Tiranë
Fatos Lubonja ka mohuar zërat se është duke menduar të kandidojë si i pavarur për Bashkinë e Tiranës. Emri i Lubonjës nisi të qarkullonte, pas përmendjes së emrit të tij në një emision televiziv.
Por, Lubonja ka thënë për Mapo se “nuk ishte duke e menduar këtë” dhe se kishte një punë si gazetar. Ndërkohë, Gjergj Bojaxhi, personi tjetër që përflitet se do të kandidojë si i pavarur në Tiranë, është duke mbledhur firmat që të mbështesin kandidaturën e tij si i pavarur në Tiranë. Zyrtarizimi i kandidaturës së tij pritet të bëhet nga dita në ditë.