Fatos Nano poshtëroi veten
Nga Indrit Vokshi –
E ndoqa prej titullit “Rrëfim i rrallë i Fatos Nanos” por pashë që paska dalë si zëdhënës i plan-propagandës së Ramës. I vetmi kuriozitet mbetet; cili ka qenë pazari Nano-Rama ketë herë? Njëra anë e pazarit u pa, Nano do i përmirësojë imazhin Ramës tek “socialistët e vjetër”, por nuk dihet çfarë do japë Rama në këmbim.
Nano tha se Rama është maturuar. Se korrupsioni i Ramës nuk është aq problem pasi çdo kryeministër akuzohet. Asnjë fjalë për dhunën e tij, kriminalitetin e zyrtarizuar nga ai, fyerjen dhe shitjen e vendit si askush më parë. Në 2011 në Opinion, Nano deklaronte se Rama është rrezik për Shqipërinë, është maniak dhe pervers, duhet ndaluar dhe larguar dhe, po qe nevoja, vetë Nano do kandidojë për bashkinë Tiranë për ta larguar.
Nano tha se Meta përfaqëson të gjitha mëkatet por në 2011 pati deklaruar se është njeri normal, jeton normalisht dhe është i pjekur.
Nano deklaroi se Berisha e persekutoi, Berisha njeri i konfliktit, ndërkohë në 2011 pati deklaruar se është njeri serioz me të cilin bashkëpunohet, ka kontribute etj. Në fund, me një vetëviktimizim të denjë për Erion Veliajn, Nano tha “Berisha më vrau nënën”. Po kur e takoi për darkë në Vjenë, a nuk ja pati vrarë nënën? Si darkon për qejf njeriu me dikë që i ka vrarë nënën?! Kuptova se Nano nuk është i korruptuar vetëm financiarisht por edhe shpirtërisht
Në krahasim me çfarë kanë mbetur në PS e ndoshta edhe disa në PD, Nano është më i aftë e më elegant, ka kapacitet për propagandë më të kualifikuar. Por ketë aftësi e përdori për të zbatuar tre pika të plan-propagandës së Ramës; Godit Berishën, godit Metën dhe thuaj se të vjen keq se nuk ka opozitë. Një Ulsi Manja më sharmant, kaq.
Megjithatë nuk ka asnjë problem. Nano do t’i shërbejë Ramës për të ngazëllyer ndonjë pensionist të zhgënjyer. Ka rrezik që pas intervistës së tij, ajo shoqja nga Berati e cila nuk kërkonte as buk as ujë por vetë unitet partie, të kthehet nga Kanadaja ku ka emigruar. Por vetëm kaq. Sot po rriten breza më të informuar, njerëz më kritikë, rini, të rinj e të reja të cilëve nuk u bëjnë përshtypje Nano e as shokët e tij majtas e djathtas. Tipi i Nanos nuk ka ndikim tek ta.
Politikanët kur janë aktivë, bëjnë marrëveshje edhe me ata të cilët janë sharë, sepse ua kërkojnë numrat dhe politika. Ndërsa Nano kapërcen 3600 gradë duke qenë pasiv. Për hajër gjithësesi.
Lexoni edhe..
- Fatos Nano duke marrë frymë me zor, del dhe kryen shërbimet e fundit ndaj Edi Ramës
- Mesila Doda, Nanos: Rrëpirë intelektuale. Ike 53 vjeç si zotni, kthehesh 70 vjeç për gjynah!
- Ylli Dylgjeri: Kur rakia takon drogën!
- Ja çfarë thoshte Fatos Nano për Edi Ramën: Trafikant ikonash të vjedhura. E mora me thonj të paprerë si refugjat nga Paris (VIDEO)
- Vasili për Fatos Nanon: Të shitesh te një lakuriq me thonjë pa prerë je më pak se ordiner!!
- Aleksandër Biberaj: Turp të kesh Fatos Nano! U bëre servili i Ramës
KOHA JONË SONDAZH

