Fejton, Hashashi i takon bujqësisë! – Nga Ylli Dylgjeri
Nga Ylli Dylgjeri
U bë traditë e pashkruar që bima e hashashit trajtohet në vite në korrje nga Ministria e Brendshme. Si bimë arash, apo parcelash, mbillet në tokat bujqësore, kultivohet nga fara deri në procesin final në korrje në tokat bujqësore.
Edhe si forcë pune shfrytëzon krahun e lire të bujqësisë. Si shërbime përsëri i bëhen nga bujqit…dhe në fund si korrje i bëhet nga MB!!! Mendoj se këtu ka diskriminim. Mariuhana është kulturë bujqësore dhe i përket bujqësisë.
E kemi harruar parrullën e famshe të hedhur në 1945, në kohën e Reformës Agrare nga shoku Enver në Gorre të Lushnjes: Toka i takon atij që e punon!
Qysh atëherë, fshatari Laze, nga Lumthi, ishte mosbesues kur morri tapinë dhe e pyeti Enverin: “Tapinë na e dhatë, O Komandant, faleminderit, por a do ta gëzojmë me të vërtetë tokën që po na e jep agrarja?” Ç’punë kanë kuadrot e policisë nga tepelena ta korrin atë? Pak specialistë ka Ministria e Bujqësisë? Duhet parë me qetësi, dhe dashuri kjo punë.