Fevziu: Shkullaku viktimë e tensionit Frangaj-Basha. Ja pse ndodhi thyerja …

Për gazetarin Blendi Fevziu, largimi i Armand Shkullakut nga ABC ka të bëjë me një përplasje që pronari i kësaj mediaje, Aleksandër Frangaj ka me kreun e PD-së, Lulzim Basha, për shkak të licencës së televizionit.

Çim Peka: A ka një ndryshim të linjës editoriale të Tv Klan pro qeverisë?

Blendi Fevziu: Ka një moment të tensionuar në raportin mes Aleksandër Frangajt dhe Lulzim Bashës. Të paktën me aq sa di unë. Ky tension solli edhe largimin e Shkullakut. Bëhet fjalë për një përplasje më të hershme që ka kulmuar me debatin për licencën e ABCNeës që PD nuk e votoi. Por nuk dua të hyj në këtë debat sepse nuk është një debat që sqarohet në një intervistë. le të flasin vetë protagonistët. Nuk besoj dhe shpresoj që ky raport nuk do transferohet në një problem mes PD dhe Klanit.

Përtej kësaj unë besoj se ka edhe një tentativë për t’i dhënë më shumë peshë kësaj teze mbi ndryshimin e politikës editoriale. Por nuk është krejt ashtu. Kush është Tv Klan? Ku shihet ky ndryshim? Opinion ruan po atë raport që ka pasur, madje jua them me siguri që opozita gjithnjë është më e favorizuar. Pa e cenuar etikën profesionale, e kam bërë me bindje këtë gjë sepse kjo opozitë është në ditët e saj më të vështira. Nuk ka thuajse asnjë lloj pushteti lokal, thuajse asnjë media të madhe krejt pro saj dhe shumë pak hapësirë politike. Nuk po i hyj e kujt është përgjegjësia, por po them se cili është realiteti. Shihni se sa hapësirë ka pasur Kryetari i PD në raport me Kryeministrin në opinion në 3 vitet e fundit.

Emisioni Stop vijon të jetë përditë kritik. “Zonë e Lirë” e Arian {anit nuk mund të thuash që është pro qeverisë. Emisionet e tjera s’kanë përqasje politike. Ndaj them se ky është një ansambël personash që i bëjnë mirë emisionet e tyre sepse kjo është jeta dhe karriera e tyre. Shpresoj që nuk do ketë ndryshim dhe është në dinjitetin tonë që Klan të ruajë po atë vijë editoriale që ka pasur. Për hir të së vërtetës deri tani, presion unë nuk kam ndjerë.

SHKARKO APP