Fevzo nxjerr bisedën ‘off the record’ me Ramën para emisionit (Frangaj e mëson çfarë ta pyesë)
Një video e publikuar në internet në kanalin ‘Youtube’ në adresë të emisionit “Opinon”, shfaq bisedat që nuk u dëgjuan në intervistën televizive që kryeministri Edi Rama dha për “Tv Klan” të enjten e kaluar. Bisedat janë shkëputur gjatë kohës që gazetari Fevziu dhe kryeministri Rama po diskutonin para fillimit të emisionit. Pjesë nga zbardhja e bisedës në studio:
Rama: Për këtë Pirro Vengun ke ndonjë pyetje?
Fevziu: Po si s’e kam mo, atë që do e marrin ushtar grekët… Shefi i kabinetit të ministrit të Jashtëm e kanë thirrur për ushtar në Greqi.
Rama: Po ca ka mo? Është njësoj si të thuash kemi kryetarin e opozitës holandez…
Frangaj-Fevziut: Do e pyesësh (Ramën) për atë ushtarin grek?
Fevziu: Po re. Frangaj: Është skandal i madh.
Fevizu: Ushtar i vonuar.
Rama: Po je në vete ti apo jo?
Frangaj: Ushtari i grekut shefi i kabinetit… gjithë të dhënat, sekretet e Ministrisë së Jashtme ia çon grekut.
Rama: Ore zotëri! Kemi dy nënshtetësi ne, muhabet kot…