FIFA pezullon Blater dhe Platini për 90 ditë

 

 

Vala e gjatë e “tërmetit” të shkaktuar nga hetimet për korrupsion në radhët e FIFA­-s, të ndërmarra si nga Prokuroria zvicerane, ashtu edhe nga ajo amerikane, ka bërë që këtë të enjte, 3 nga figurat më të shquara të organizmit më të lartë të futbollit botëror të pezullohen. Ka qenë vetë FIFA që ka pezulluar Presidentin e saj në largim, Sepp Blatter; Sekretarin e Përgjithshëm Jerome Valcke, si dhe zëvendëspresidentin – njëkohësisht edhe President të UEFA­s, Michel Platini për një periudhë 90­ ditore. Ish­zëvendëspresidenti Chung Mong­joon është përjashtuar për 6 vite, si dhe është gjobitur me 100 mijë franga zvicerane. Ndëshkimet e fundit janë dhënë nga Komiteti i Etikës së organit më të lartë drejtues të futbollit botëror. Blatter, Valcke dhe Platini janë duke u hetuar nga ky komitet mbi akuzat për korrupsion ndaj tyre. “Bazat për këtë vendim janë hetimet që po zhvillohen ndaj tyre, prej hetuesve ndërkombëtarë por edhe nga Komiteti i Etikës”, thuhet në një deklaratë të FIFA-­s. Të tre ata janë përjashtuar gjithashtu nga të gjitha aktivitetet futbollistike gjatë kësaj periudhe, edhe pse ata mohojnë të kenë kryer ndonjë shkelje. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?