Fituesi qesharak që po shpallin-Lulzim Basha!!
Nga Erion Braçe
FITUESI QESHARAK QE PO SHPALLIN-LULZIM BASHA!!
Po kerkojne fituesin.
Madje nuk perpiqen hic te mos jene te paturp.
Kane nga dje ne mbremje qe shpallin fitues te tyre Lulzim Bashen.
E bejne hero, patriot, lider.
Sapo lexoj Nikollen, Henrin, Andin, pastaj Andin tjeter qe si flet te parit, Turin qe i shan te gjithe keta bashke, qesh me lot.
Me ta dhe me fituesin e tyre.
Per ta, kujtoj se jam duke pritur “planin D” te Nikolles dhe kaq i permbledh te gjithe.
Kurse per fituesin e tyre, kam dy gjera;
E para, kujtoj “amnistine” per kryeministrat e ketyre viteve-te propozuar nga Henri Cili. Ha ha ha ha ha ha ha!
Ne kete linje, te qendrimeve te mbajtura ne dy vite,
me duhet ta zgjas pak-dhe kjo eshte e dyta.
Sali Berisha, Lulzim Basha, prej tyre Partia Demokratike si e tere, kane humbur ne menyren me te mire te mundshme.
Hapini gazetat tuaja, ato ne leter dhe ato elektronike;
Lexoini dhe nje here si deshmi te humbjes shembullore te fituesit tuaj qesharak.
Dy qendrime kane qene perballe:
Ai i Sali Berishes dhe Lulzim Bashes- Reforma ne Drejtesi eshte e panevojshme, sherben vetem per kapjen e Drejtesise nga Edi Rama.
Ai i PS, Edi Rames dhe nderkombetareve-Reforma ne Drejtesi eshte nevoje jetike dhe kusht per integrimin e Shqiperise.
Pak me ne thelb:
Ai i Sali Berishes dhe Lulzim Bashes, pastaj shtuar me Jozefina Topallin, Eduard Halimin, Oerd Bylykbashin, cdo ze ne ate parti, perfshire KLD dhe Presidentin Nishani- “Wetingu” nuk eshte i nevojshem sepse sistemi ka integritet per tu vetpastruar.
Ai i eksperteve kombetare e Nderkombetare, PS, Edi Rames, BE dhe SHBA- “Wetingu eshte elementi thelbesor i Reformes.
Shkojme edhe me ne detaje:
Ai i Sali Berishes, Lulzim Bashes, Jozefina Topallit, Fatmir Mediut, Oerd Bylykbashit, Eduard Palokes etj etj etj, ju te gjitheve bashke-
Wetingu nga nderkombetaret eshte i papranueshem, cenon rende sovranitetin e vendit; kurre kurre nuk ka per te ndodhur-cituar nga Sali Berisha, Lulzim Basha e Jozefina Topalli.
Ai i eksperteve kombetare e nderkombetare, komisionit te posacem, Edi Rames, Fatmir Xhafes, BE e SHBA- Wetingu nga Operacioni Nderkombetar i Monitorimit eshte jetik per integritetin e institucioneve te reja te Drejtesise, paanesine e pastertine e tyre deri ne fund.
Ai i Sali Berishes, Lulzim Bashes, Oerd Bylykbashit- Operacioni Nderkombetar i Monitorimit jashte Kushtetutes se Republikes se Shqiperise.
Ai i eksperteve kombetare e nderkombetare, komisionit te posacem, Edi Rames, Fatmir Xhafes, BE e SHBA, komisionerit Hahn dhe nensekretares Nuland- Operacioni Nderkombetar i Monitorimit me garanci te plota ne Kushtetute.
Ai i Sali Berishes, Lulzim Bashes, Oerd Bylykbashit- Operacioni Nderkombetar i Monitorimit pa fuqi vendimmarrese.
Ai i eksperteve kombetare e nderkombetare, komisionit te posacem, Edi Rames, Fatmir Xhafes, BE e SHBA, komisionerit Hahn dhe nensekretares Nuland- Operacioni Nderkombetar i Monitorimit me fuqi te plote ne “rivleresimin” e gjykatesve te Wetingut.
Tani te shkojme tek pika kyce:
Qendrimi i Sali Berishes, Lulzim Bashes, Eduard Halimit, Oerd Bylykbashit, madje deri ne minutat e fundit- Prokuroria Speciale Antikorrupsion eshte e panevojshme sepse kete detyre mund ta bej Prokuroria e Krimeve te Renda, institucion i ngritur.
Qendrimi i eksperteve kombetare e nderkombetare, komisionit te posacem, Edi Rames, Fatmir Xhafes, BE e SHBA- Prokuroria Speciale Antikorrupsion elementi thelbesor i betejes se re kunder korrupsionit ne nivelet e larta te politikes dhe vendimmarrjes.
I lexuat?
Tani a e keni me me qef te beheni te marre e te shpallni fitues Lulzim Bashes?
Gjate ketyre tre javeve te fundit, kam qene deshmitar ne forume vendimmarrese qe i kane bere mbledhjet e tyre me dyer te hapura e dyer te mbyllura. Nuk dua ende te deshmoj per “fituesit” qe keni shpallur, ndaj po e le me kaq.
Di tu them se:
Wetingu eshte ne Kushtetute tashme dhe te gjithe ju, bashke me Sali Berishes, Lulzim Bashen, PD e plot te tjere, humbet.
Wetingu me garanci kushtetuese do te behet teresisht nga nderkombetaret dhe te gjithe ju, bashke me Sali Berishes, Lulzim Bashen, PD e plot te tjere, humbet.
Wetingu kushtetues i ka dhene nderkombetareve kopetenca te plota, madje me shume se vendimmarrese, kur te perjashtuarit prej tyre, vetem me 4 nga 5 vota mund te rikthehen ne “jete”; mos u trondisni- ashtu eshte, edhe mua “veto nderkombetare” me duket.
Per ta mbyllur.
Keni nje element te forte kunder: Bujar Nishanin.
Ai eshte kryetari i Qeverise se Drejtesise qe kemi aktualisht.
Po ai pse nuk gezon nga fitorja juaj?
Ai dhe qeveria e tij eshte permbysur.
Kjo ndodhi dje duke nisur nga ora 2.00 e mengjesit.
Bejeni pushim te henen tani, e keni prej fitores tuaj.