Fjolla nuk është shtatzënë, por na ngeli mjeku me barrë tani

Nga Mentor Kikia –

Për ti shpëtuar qëndrimit në burg, këngëtarja kosovare Fjolla Morina sajoi një shtatzani. Ishte në vendin e duhur për këtë punë.

Këtu edhe të lënë shtatzënë, edhe ta nxjerrin fëmijën nga barku, edhe lind pa qenë shtatzanë fare…

Ti bëjnë letrat si ti duash. Një bakshish i vogël dhe Fjolla e mori një vërtetim mjekësor sikur ishte shtatzanë në muajin e dytë.

Gjykatësi kërkoi që gjinekologu të vinte ta pohonte në sallën e gjyqit këtë përfundim. Por mjeku e dinte të vërtetën dhe iku në vendlindjen e Fjollës.

Lajmi nuk ishte më se e kujt ishte arma që mbante Fjolla, dhe kujt ia kishin prerë biletën me të, por paçavurja e mjeksisë tonë.

Njerëz që për një dorë para bëjnë edhe më të pabërën, pa pyetur as për ligj, as për etikë.

Tani do ti duhet mjekut që të mbetet me barrë që të mos qëndrojë në burg, pasi ta sjellin nga Kosova.

SHKARKO APP