Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 08:21 Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë për dialog me studentët, pavarësisht tensioneve dhe refuzimeve të ditëve të fundit. Rama ka përsëritur thirrjen që studentët…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Fondacionet Ivanaj” promovojnë librin “Ministri i Hekurt-Mirash Ivanaj”

Forum E enjte, 9 Shtator 2021 04:11
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Fondacionet Ivanaj në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Jozef” dhe “Radi&radi.com” organizuan sot në Tiranë një konferencë jubilare “Në emër të… kulturës” dhe promovimit të librit “Ministri i Hekurt-Mirash Ivanaj”, në përkujtim të 130 vjetorit të lindjes se Martin Ivanaj, 65 vjetorit të vdekjes së Mirash Ivanaj dhe 20 vjetorit të vdekjes së Lazër Radi.

Mirash Ivanaj njihet si ministri i hekurt i Ahmet Zogut. Një njeri erudit, që për dy vite si ministër i arsimit reformoi jo pak shkollat në vend. Nëse sot sistemi i fillores së detyruar në arsim është një koncept i njohur, Ivanaj ishte ai që e kreu këtë reformë në një vend ku shumica e popullsisë nuk dinte shkrim. Në ceremoninë e djeshme ky personalitet është përkujtuar nga historian dhe studiues.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57

Botuesi Jozef Radi njëkohësisht edhe biri i publicistit Lazër Radi sjell në këtë përvjetor të 65-të të vdekjes së Mirash Ivanajt, një sërë dokumentesh që flasin për “Reformën Ivanaj” në arsim, po ashtu edhe një vëllim poetik të panjohur më herët. Në këtë homazh për Mirash Ivanaj, një pjesë të rëndësishme zuri edhe këndi i nxjerrë nga arkiva e shtetit ku ekspozoheshin dokumentet që ai nënshkroi gjatë kohës kur ishte ministër i arsimit. Studiues dhe historinë të shumtë pjesëmarrës në takim vlerësuan kontributin e çmuar të Mirash Ivanaj në arsimin shqiptar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Video nga promovimi i librit 

Mirash Ivanaj, një ikonë e Arsimit Kombëtar

“…Shkolla jonë, duhet të japë edukatë qytetare e laike, sepse qëllimi i shkollës është të formojë qytetarë të lirë, me edukatë dhe formim shkencor e teknik bashkëkohor…” Mirash Ivanaj. Ky fragment i shkurtër është shkëputur nga fjala e mbajtur prej tij, si ministër i Arësimit kombëtar, në Parlamentin shqiptar, me 10 prill 1933, ku gjatë punimeve për Reformën Arsimore, ai përcakton qëllimin e saj.

Por, kush ishte Mirash Ivanaj?  U lind në Podgoricë të Malit të Zi me 1891, nga prindër shqiptarë, nga Beshaj e Trieshit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Bograd dhe të lartën në Romë, i diplomuar në dy degë: letërsi-filozofi dhe jurisprudencë (mban gradën doktor i shkencave juridike). Në 1923, kthehet në atdhe dhe drejton për 4 vite radhazi gjimnazin shtetëror të Shkodrës (1925-1929), ku themeloi gazetën e njohur “Republika”. Puna e tij si mësimdhënës me vizion perëndimor, me ideal atdhetar e laik. Nuk i shpëtoj vëmendjes të Mbretit Zog, i cili në vitin 1933, e emëron Ministër të Arsimit Kombëtar. Me emrin e tij, lidhet ajo qe njihet si “Reforma Ivanaj”, që ofronte një arsim me prirje perëndimore dhe frymë kombëtare. Vizioni i tij për sistemin arsimor ishte përpjekja për ndërtimin e shkollës kombëtare, si përçuese e ndërgjegjes kombëtare dhe e konsolidimit të unitetit kombëtar, pavarësisht nga përkatësia fetare.

Sipas Mirash Ivanaj krijimi dhe afirmimi i shkollës kombëtare shqiptare duhet të ishte jo vetëm shqipe nga gjuha, por edhe iluministe nga përmbajtja, jo vetëm laike por edhe masive, e përbashkët për të pasurin e të varfrin, për myslimanë e të krishterë, për djemtë dhe vajzat, një shkollë ku të arsimoheshin e edukofshin qytetarë të ndërgjegjshëm, jo vetëm të ditur, por edhe atdhetarë. Kjo ka qenë një platformë arsimore dritëdhënëse për kombin shqiptar. Ai vinte në dyshim çdo mision të të huajve në sektorin e arsimit. Besonte se, edhe sikur të vinin këtu me qëllime bamirëse, ata nuk e njihnin realitetin e vendit tonë. “Problemi i edukimit moral, patriotik e shoqëror – thoshte Ivanaj, – ishte shumë më i rëndësishëm se ai diturak në Shqipëri”. Në prill 1933, Parlamenti i Shqipërisë i ndryshoj nenet 206-207, të Statutit (Kushtetutes) që lejonin çeljen e shkollave private.

Në Nenin 206 u përcaktua: “Mësimi dhe edukimi i shtetasve shqiptarë janë një e drejtë e shtetit. Jepen vetëm ndër shkolla dhe institucione shtetërore shkallash të ndryshme si mbas ligjit. Shkollat private, çdo kategorie qofshin, që kanë vepruar deri sot, mbyllen.” Në nenin 207, thuhet: “Shkollat fetare për përgatitjen e klerit, të mbajtura prej Komuniteteve fetare shqiptare, janë të lira dhe rregullohen me ligj…” Ligji u dekretua nga Mbreti, më 22 prill dhe u zbatua me 25 prill 1933. Në fund të prillit 1933, “Reforma Ivanaj” u vu në zbatim me mbylljen e të gjitha shkollave private, sikurse ishin: shkolla private jofetare 21, shkolla klerikale myslimane 14, shkolla klerikale katolike 17, shkolla klerikale ortodokse 4, shkolla të huaja për shqiptarë 19, shkolla private të minioritetit grek 10. Gjithsejit 85 shkolla. Duhet theksuar se me zbatimin e reformës arsimore, kryesisht u mbyllën shkollat private të drejtuara dhe të financuara nga tri qendra të jashtme, nga tri kultura të ndryshme, nga tri shtete “mike” të asaj kohe të Shqipërisë: Greqisë, Turqisë dhe Italisë. Shkollat e huaja shiheshin si përçues të influencave të jashtme dhe një rrezik për unitetin kombëtar. Në shtypin e vendit dhe në qarqet e diasporës shqiptare ngrihej zëri kundër një gjendjeje të tillë dhe kërkohej një shkollë më e organizuar dhe e drejtuar nga shteti. Shkolla e shtetit duhej të ishte e vetmja vatër e formimit të njëtrajtshëm kombëtar të brezave të rinj.

Me pushtimin italian të 7 prillit 1939, largohet nga vendi, ku tragjikisht u kthye në tetor 1945, i thirrur nga miku i tij, deputeti Gjergj Kokoshi, ministri i parë i arësimit ne qeverinë e pas luftës. Më dënimin e Kokoshit (me grupin e deputetëve) më 1947, arrestohet dhe dënohet me 7 vjet burg. Në séancën gjyqësore, i paqartë për shkakun e dënimit, e pyet kryesuesin e séancës: – Po për çka jam dënue zotni?… – Ke ardhur me ide që të bësh propagandë në Shqipëri! – e sqaroi gjyqtari. E Mirashi ja priti: – Po a ka ligj në botë që të dënojë mendimin? (në botë mbase jo, po në Shqipëri ka pasur një ligj të tillë për 45 vjet!) Mirash Ivanaj vdiq me 22 shtator 1953, në Spitalin e Tiranës, mbas një operacioni të thjeshtë, 12 ditë para se të lirohej. është përfolur që kjo vdekje e papritur ishte porositur prej vetë diktatorit si hakmarrje primitive e tij për ndërprerjen e bursës që i bëri atij Ministria e Arsimit, gjatë studimeve në Francë (studime që as i filloi e as i mbaroi ndonjëherë!)

Ka lënë një vëllim me poezi, “Epopeja e Njeriut” – ku janë dhe poezitë e të vëllait, që Dr. Lazër Radi e ka përkthyer nga serbishtja. Me 1995 u hap “Martin and Mirash Ivanaj Foundation”, krijuar nga mbesa, Drita Ivanaj e bija e Martinit, për të stimuluar studentët shqiptarë. Është mbajtës i disa titujve madhorë si “Kumandar i urdhrit të Skënderbeut (akorduar nga Mbreti Zog), “Martir i Demokracisë” dhe “Mësues i Popullit” akorduar nga Presidenti Berisha dhe “Nder i Kombit” akorduar nga Presidenti Moisiu. Reformën Arsimore aq të përfolur sot, mund ta udhëheqin vetëm njerëz të tillë si Mirash Ivanaj, të cilët nuk na mungojnë, ndonëse nuk i dëshirojmë t’i kemi në drejtim e punëve.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 18 minutash

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”
Para 23 minutash

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 40 minutash

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë
Para 41 minutash

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 11 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 14 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 13 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.