Foto nga 11 shtatori
Janë bërë 14 vite që prej kur terroristët islamikë rrëmbyen avionët amerikanë dhe sulmuan kullat binjake në New York në vitin 2001, duke lënë pas vetes thuajse 3,000 viktima.
Amerikanët po përkujtojnë me lule, lot dhe një minutë heshtje të viktimat në 14-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.
Dy avionët amerikanë, të drejtuar nga terroristët islamikë të grupit terrorist al-Kaida u përplasën në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju-Jork, një u përplas në Pentagon, ndërsa i katërti u rrëzua në fushat e Shanksvillit në Pensilvani, para se të arrijë në cakun e synuar në Uashington, transmeton Indeksonline.
Sot, gjatë kësaj ditë ceremonitë përkujtimore do të nisin në Qendrën Tregtare Botërore, tashmë e rilindur në një godinë të vetme. Këtu u regjistrua edhe numri më i madh i viktimave, emrat e të cilëve do të lexohen me zë të lartë, ndërsa në orën e përplasjes së avionëve më Kullat Binjake, do të mbahet një minutë heshtje.