Fotot e rralla: Reagimet e Bush dhe Cheney pas 11 Shtatorit

Këto foto të rralla tregojnë reagimet e para të ish- presidentit amerikan, George Bush, zëvendësit të tij, Dick Cheney, por edhe stafit, pak çaste pasi avionët goditën kullat binjake në Nju Jork më 11 shtator.

Në foto Bush duket i tensionuar, ndërsa këshillohet me zyrtarët në Qendrën e Operacioneve Urgjente, një bunker i sigurisë së lartë nëntokësor në Krahun e Lindjes në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti po bëhej gati për të folur për popullin në një konferencë televizive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fotot janë publikuar nga Arkiva Kombëtare pas një kërkese nga një producent televiziv.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në sallë janë edhe gratë e Bush dhe Cheney.

Pak më vonë Cheney dhe e shoqja u larguan për një destinacion të paidentifikuar për mediat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?