Franca, një përgjigje “e pamëshirshme” ndaj sulmit më të egër terrorist!
Një pasqyrë më e qartë po del se cili kreu sulmet në Paris natën e premte të datës 13, me Shtetin Islamik në krye që ka marrë përgjegjësinë më 14 nëntor, për vrasjet, duke thënë se tetë vetë ishin të përfshirë në sulme.
Policia deri tani ka thënë se ishin shtatë prej tyre, të cilit kishin veshur xhaketa me bomba shpërthyese, të ndara në tre grupe, dhe që kishin objektiv gjashtë vende. Ata shpërthyen vete nga bombat, apo u qëlluan për vdekje nga policia, atë natë? Më 15 nëntor policia raportoi se kishte gjetur një makinë të zezë, e përdorur gjatë sulmeve në restorant, dhe e braktisur në Montreuil, në periferi të Parisit. Ajo përmbante tri pushkë dhe municione, Kallashnikov. Zbulimi i saj, por jo i shoferit, sugjeron një person me interes për policinë, që të paktën, mbetet akoma i lirë. Një plumb i ri me sa duket ka të bëjë me tre vëllezërit francezë, dy prej të cilëve kishin marrë me qira në Belgjikë, makinat e përdorua në sulme. Policia franceze ka publikuar edhe një fotografi të njeriut “kyç” të sulmeve, Abdeslam Salah, i cili kërkohet në lidhje me sulmet.
Një pyetje që kërkon përgjigje është ajo e kombësive nga ishin terroristët, dhe se si ata erdhën në Paris. Një pasaportë siriane është gjetur në trupin e të paktën një bombarduesi vetëvrasës. Sipas ministrisë së brendshme të Serbisë poseduesi i kësaj pasaporte arriti më 7 tetor në vendin ballkanik dhe kërkoi zyrtarisht azil, duke qenë i identifikuar katër ditë më parë edhe në ishullin grek të Leros. Autoritetet në Francë nuk kanë konfirmuar, nëse pasaporta i përkiste këtij emigranti. Kjo pyetje duket politikisht e rëndësishme: në qoftë se një individ duke u paraqitur si refugjat hyn në Evropën me synimin për të qenë pjesë e sulmeve terroriste, dyshime do të ngrihen kundër të gjithërefugjatëve të tjerë, në përgjithësi. Kjo mund të jetë pikërisht ajo çka duhej arritur: polarizimi i madh dhe ndarja në Evropë mbi sigurinë dhe popullatës së saj refugjate. Shteti Islamik është i njohur për zyrën siriane në Raka, i cili njihet për furnizimin e pasaportave boshe. The Neë York Times raportoi burime franceze dhe Amerikane, duke thënë se sulmuesit kishin kontaktuar figura të njohura në Siri, para masakrave.
Të mbijetuarit thonë se në sallën e koncerteve Bataclan, ku vdiqën shumica e viktimave, terroristët ishin të rinj, shumë të qetë, dhe dukeshin me origjinë nga veriu i Afrikës. Ata flisnin rrjedhshëm frëngjishten, pa theks. Dy nga terroristët thuhet se ishin francezë, por që jetonin në Bruksel, ku shtatë persona janë deri më tani të arrestuar në lidhje me sulmet. Më tepër është i njohur një prej tyre, i identifikuar nga një gjurmë gishtash, si Omar Ismail Mostefai, një francez 29-vjeçar, i cili ka lindur në Courcouronnes, një lagje punëtorësh në jug të Parisit. Babai i tij ishte algjerian, nëna e tij portugeze. Ai ishte i njohur për policinë më parë, për krime në ngjarje të vogla. Edhe pse ai ishte parë potencialisht si rrezik i radikalizmit, nuk kishte qenë me sa duket nën mbikëqyrje të ngushtë. Nuk ka dyshime, kjo përmes mungesës së burimeve. Që pas sulmeve, policia ka arrestuar gjashtë persona të cilët ishin miqtë e Mostefai, ose të lidhur me të, përfshirë edhe babain e tij. Mostefai thuhet se kishte udhëtuar, nëpërmjet Turqisë, nga Siria, në fund të vitit 2013 deri në fillim të vitit 2014, por nuk kishte dhënë asnjë arsye të qartë për agjencitë e zbulimit, që t’i kushtohej vëmendje atij. Rreth 1,500 francezë, simpatizantë të dyshuar të IS, mendohet se kanë udhëtuar në Siri, vitet e fundit.
Një pyetje tani është se si opinioni publik po kthehet kundër një numri të madh të refugjatëve që po rrjedhin drejt Evropës, shumë prej të cilëve janë arratisur nga lufta në Siri. Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Europian, tha më 15 nëntor se do të ishte një gabim i rëndë për të ngatërruar problemin e terrorizmit me politikën e refugjatëve. Një terrorist identifikohet si sirian “është një kriminel dhe jo një refugjat dhe jo azilkërkues”, ka thënë ai.
Politikanë të tjerë janë shumë më të gatshëm të bëjnë dallimet. Në Francë, Marine Le Pen, lideri i Frontit Kombëtar të ekstremit të djathtë, lëshoi një deklaratë të formuluar me kujdes, më 14 nëntor, duke thënë se vendi duhet “të zmbrapset nga të huajt që po predikojnë urrejtje në tokën tonë, si dhe emigrantë të paligjshëm që nuk kanë të bëjnë me asgjë këtu”. Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, tha se më 15 nëntor Evropa duhet të mendojë sërish për politikën e imigracionit, pas sulmeve terroriste. Theresa May, zyrtar britanik, thotë se për refugjatët kërkohet më shumë informacion për të parë nëse dikush ka një histori me terrorin dhe se mund të udhëtojë si terrorist nën mbulesën e të qënit një refugjat. Në Gjermani, vendi me fluksin më të madh të refugjatëve, ky përbën një shqetësim të veçantë. Kështu çështja shtrohet edhe nëse refugjatët e vërtetë që janë të traumatizuar, do të jenë në shënjestër për rekrutë potencialë mbas mbërritjes në Evropë. Një zëdhënës i shërbimit të fshehtë gjerman i tha BBC se kjo tashmë është duke ndodhur, duke thënë se në ka dyshime në rreth “100 raste”.
Brenda Francës, sfida për presidentin Francois Hollande, është të përcaktojë një mesazh bindës të asaj që ai ka në plan për të bërë si përgjigje ndaj sulmeve. Ai ka folur se Franca është në “luftë”, duke thënë se do të ketë një përgjigje të “pamëshirshme” ndaj simpatizantëve të saj. Ministrat francezë thanë gjëra të ngjashme, pas sulmit terrorist Charlie Hebdo në muajin janar, dhe që nga atëherë Hollande, ka rritur buxhetin e mbrojtjes. Sulmet ajrore u shtrinë nga Iraku në Siri dhe madje u zhvendos një aeroplanmbajtëse në Gjirin Persik. Efekti, megjithatë, ka qenë i kufizuar. Këtë herë, përgjigjja mund të jetë më e ashpër. Gazetat franceze kanë publikuar editoriale në lidhje me një “luftë të vërtetë” kundër terrorizmit, rivendosjen e “luftës kundër terrorit” duke braktisur terminologjinë e disa viteve më parë, si kundërproduktive, në Britani dhe Amerikë.
Një sesion i jashtëzakonshëm i Kongresit do të mbahet më 16 nëntor, në Versajë, me dy dhomat e parlamentit, drejtuar nga presidenti. Ai mund të përdorë këtë për të njoftuar një rol të zgjeruar ushtarak për Francën në bombardimin final të ISIS në Siri (avionët francezë kanë filluar sulmet që në shtator). Kjo do të vijë në mes të debatit rreth asaj nëse fuqitë perëndimore si një e tërë, duke përfshirë Britaninë dhe Amerikën, duhet të shtojnë përpjekjet e tyre ushtarake në Siri dhe Irak. Barack Obama dhe Vladimir Putin, presidentët e Amerikës dhe Rusisë, zhvilluan bisedime të shkurtra në Turqi, gjatë takimit G20, më 15 nëntor. Mundet që të jetë sugjeruar një bashkëpunim më i ngushtë midis Rusisë dhe Amerikës, dy prej të cilave tashmë kanë objektiv bombardimet në Siri? Sarkozi ka bërë thirrje për “ndryshime drastike” në politikën e sigurisë, duke përfshirë krijimin e një koalicioni të gjerë e të gatshëm, duke përfshirë edhe Rusinë, për të shkatërruar IS. Kjo është diçka që zoti Obama premtoi se do të bëjë më shumë se një vit më parë.
Megjithatë, teksa politika zien, edhe pse kohë e mirë, sulmet kanë nxitur frikë për shumë Parisienë këtë fundjavë. Pas vrasjeve, zyrtarët kishin urdhëruar mbylljen e muzeve dhe tregjeve të dielën, apo edhe Kullën Eifel e ndërtesa të tjera publike, duke sugjeruar banorët se do të jenë më të sigurtë në shtëpi. Në vend të kësaj, të joshur nga moti i butë dhe argëtimi për të mos humbur, shumë vendas dhe turistë kaluan kohën në vende si Elysees, apo pranë lumin Sene, si dhe morën fëmijët në kënde apo terrene sportive. -“Duhet të jemi pozitiv, pse të strukem në shtëpi?”, thotë një nënë sfiduese e urdhrit, në një park. Të tjerë vendosën lule në vendet e sulmeve, në restorant, në stadiumin e futbollit, dhe sallën e koncerteve Bataclan, tre objektivat e sulmeve që tronditën botën.
Imazhet televizive tregonin linjat e vullnetarëve në pritje për të dhuruar gjak nëpër spitale. Përveç, se të paktën mbetën 129 të vdekur, në sulme edhe 352 vetë janë plagosur. Shumë prej tyre janë plagosur aq rëndë sa duket se numri i të vdekurve do të rritet gjatë ditëve të ardhshme.
“The Economist”/ Përgatiti A.M/Koha Jonë