Franca pezullon marreveshjen “Schengen” per levizjen e lire

 

Akoma frika e akteve terroriste nuk ka ikur ne France ndaj mbahet gjendja e emergjences.Pas tragjedisë në kryeqytetin e Francës, në Paris, ku si pasojë e sulmeve serike terroriste mbetën të vrarë 129 persona, Ppolicia franceze e ka pezulluar marrëveshjen “Schengen” për lëvizje të lirë në shtetet anëtare të BE-së, duke e marrë kontrollin e tërësishëm të kufijve me Italinë

Në anën tjetër, Policia e Gjermanisë në distriktin e Saarlandit ka filluar një kontroll më të rreptë nëpër pikat kontrolluese në kufirin me Francën, shkruan “Euronews”, transmeton KosovaPress.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mbrëmë kemi filluar kontrollet e para. Situata po vlerësohet dhe vazhdimisht po veprojmë në bazë të rrethanave”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Federale për rajonin Saarlandit.Kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer, ka thënë se kontrollet kufitare në këtë kohë janë më të nevojshme se asnjëherë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?