Franca po zhytet ngadalë në kaos
Presidenti Macron nuk e thotë kurrë se i vjen keq për njerëz që kanë humbur një sy apo një dorë (…) prej brutalitetit ekstrem të policisë. Në vend të kësaj, i ka kërkuar Parlamentit francez që të miratojë një ligj që e abrogon thuajse krejtësisht të drejtën e manifestimit dhe prezumimin e pafajësisë, si edhe mundëson arrestimin e kujtdo, kudo, edhe në mënyrë të pamotivuar. Ligji është miratuar.
- Në muajin qershor, Parlamenti francez ka miratuar një ligj tjetër, duke nënshkruar ashpër këdo që thotë apo shkruan diçka që mund të përmbajë “nxitje të urrejtes”. Ligji është aq i paqartë, sa që juristi amerikan Jonathan Turley është i ndjerë i detyruar që të reagojë. “Franca është bërë tani një prej kërcënimeve të mëdha ndërkombëtare ndaj lirisë së fjalës”, ka shkruar ai.
- Preokupimi kryesor Macron dhe i qeverisë franceze nuk duket se është rreziku i revoltave, pakënaqësia publike, zhdukja e kristianizmit, situata katastrofike ekonomike apo islamizimi dhe pasojat e tij. Preokupimi më i madh i tyre janë ndryshimet klimaterike.
Paris, Champs-Élysées, 14 korrik. Dita e marrjes së Bastijës. Pak përpara fillimit të paradës ushtarake, Presidenti Emmanuel Macron përshkon bulevardi në bordin e një makine ushtarake për të përshëndetur turmën. Mijëra njerëz janë mbledhur përgjatëtij me thirrjen “Macron jep dorëheqjen!”, duke fishkëllyer dhe duke lëshuar të shara. Në përfundim të paradës, disa dhjetëra njerëz lëshojnë në ajër tullumbace të verdha dhe shpërndajnë postera me mbishkrimin: “Jelekverdhët nuk kanë vdekur”. Me shpejtësi dhe me vendosmëri, policia i shpërndan. Pak kohë më pas, vijnë qindra anarkistë “Antifa”, flakin tej barrierat e sigurisë e vendosura në rrugë për të ngritur barrikada, ndezur zjarre dhe shkatërruar vitrinat e shumë dyqzneve. Policia ka vështirësi në zotërimin e situatën, por nga darka, pas disa orësh, rivendos qetësinë.
Pak orë më pas, mijëra të rinj arabë të banlieue-ve grumbullohen në afërsitë e Arc de Triomphe. Janë aty për të “festuar” sipas mënyrës së tyre fitoren e kombëtares algjeriane të futbollit. Shumë vitrina janë shkatërruar, shumë dyqane janë plaçkitur. Flamujt algjerianë janë kudo. Mbizotërojnë slogane të tipit: “Rroftë Algjeria”, “Franca është e jona”, “Vdekje Francës”. Tabelat me emrat e rrugëve zëvendësohen nga të tjera që mbajnë emrin e Abd El Kaderi, liderit fetar dhe ushtarak që ka luftuar kundër ushtrisë franceze në epokën e kolonizimit të Algjerisë. Policia kufizohet në shtypjen e dhunës me shpresën që të mos përhapet më tej. Nga mesnata, tri liderë të lëvizjes së “jelekverdhëve” dalin nga një postë policie dhe i thonë një gazetari televiziv se janë arrestuar në mëngjes herët dhe kanë qëndruar në mbajtje gjatë gjithë ditës. Avokati i tyre pohon se nuk kanë bërë asgjë të keqe dhe se janë arrestuar vetëm “në mënyrë parandaluese”. Juristi nënvizon se një ligj i miratuar në muajin shkurt i mundëson policisë franceze që të arrestojë këdo që dyshohet se merr pjesë në një manifestim proteste: nuk është i nevojshëm autorizimi nga ana e një gjykatësi dhe nuk është e mundur të ankimohesh.
E premte, 19 korrik, kombëtarja algjeriane e futbollit arrin një fitore tjetër. Të rinj të tjerë arabë mblidhen në afërsi të Arc de Triomphe për “festime” të reja. Dëmi është deri më i madh se ai i 8 ditëve më parë. Forcat e policisë janë më masive; nuk bëjnë pothuajse asgjë. Më 12 korrik, dy ditë para Ditës së Marrjes të Bastijës, disa qindra emigrant ilegalë klandestinë pa dokumenta futen në Panteon, monumenti ku ndodhen varret e heronjve që kanë pasur role të rëndësishme në historinë e Francës. Aty emigrantët shpallin e lëvizjes së “jelekzinjve”. Kërkojnë “rregullarizimin” e të gjithë emigrantëve ilegalë në territorin francez dhe banesë falas për secilin prej tyre. Policia është e pranishme, por refuzon të ndërhyjë. Pjesa më e madhe e manifestuesve largohet paqësisht. Disa prej tyre që shajnë policinë arrestohen.
Franca sot është një vend i shpartalluar. Tensioni dhe ilegaliteti vazhdojnë që të fitojnë terren. trazirat janë bërë pjesë e jetës së përditshme. Sondazhet tregojnë se një shumicë e madhe e të anketuarve e refuzojnë Presidentin Macron. Duket se urrejnë arrogancën e tij dhe se janë të prirur që të mos e falin. Të irrituar për përbuzjen e tij ndaj të varfërve; për mënyrën sesi ka shtypur lëvizjen e “jelekverdhëve” dhe faktin që Macron nuk i ka kushtuar as vëmendjen më të vogël më të voglës së kërkesave, si e drejta për të mbajtur një referendum si ai i mbajtur në Zvicër. Macron nuk mund të shkojë asgjëkundi pa rrezikuar që të shkaktojë zemërimin e qytetarëve. Duket se “jelekverdhët” kanë pushuar së manifestuari: shumë janë dëmtuar apo kanë mbetur të plagosur. Megjithatë, pakënaqësia e tyre është akoma e gajëllë. Duket në pritje që të shpërthejë sërish.
Policia franceze duket mizore kur merret me manifestues paqësorë, por mezi arrin të pengojë shkaktimin e dhunës nga grupe si “Antifa”. Prandaj ky i fundit paraqitet në fund të çdo manifestimi. Bile policia duket jashtëzakonisht e matur kur ka të bëjë me të rinjtë arabë dhe me emigrantët ilegalë. Policia ka marrë urdhëra. Policët e dinë se të rinjtë arabë dhe emigrantët klandestinë mund të krijojnë revolta në shkallë të gjerë. 3 muaj më parë, në Grenoble, policia po ndiqte disa të rinj arabë të hipur mbi një motor të vjedhur, që qenë akuzuar për vjedhje. Gjatë ndjekjes, kanë pasur një incident. Kanë pasuar 3 ditë trazira. Presidenti Macron nuk ka thënë kurrë se i vjen keqë pë rata që kanë humbur një sy, një krah, apo që kanë pësuar ndonjë dëm të pakthyeshëm në tru për shkak të brutalitetit ekstrem të policisë. Në vend të kësaj, i ka kërkuar Parlamentit francez të miratojë një ligj që e abrogon thuajse krejtësisht të drejtën e manifestimit, prezumimin e pafajësisë dhe që mundëson arrestimin e kujtdo, kudo, edhe në mënyrë të pamotivuar. Ligji është miratuar.
Në muajin qershor Parlamenti ka miratuar një ligj tjetër, që ndëshkon rreptë këdo që thotë apo shkruan diçka që mund të përmbajë “nxitje të urrejtjes”. Ligji është aq i mjegullt sa që Jonathan Turley, një jurist amerikan, ka ndjerë detyrimin se duhet të reagojë. “Franca është bërë tani një prej kërcënimeve më të mëdha ndërkombëtare të lirisë së fjalës”, ka shkruar ai. Por Macron nuk duket autoritar me anarkistët e dhunshëm. Përballë të rinjve arabë dhe emigrantëve ilegalë, duket jashtëzakonisht i dobët. E di se çfarë ka thënë në nëntorin e 2018 ish Ministri i Brendshëm Gérard Collomb teksa jepte dorëheqjen nga qeveria: “Në Francë komunitetet janë gjithnjë e më shumë në konflikt midis tyre, një konflikt që po bëhet shumë i dhunshëm (…) Sot jetojmë krah përkrah, por kam frikë se mund të gjendemi njëri kundër tjetrit”.
Macron e di edhe se çfarë ka thënë ish Presidenti François Hollande pasi ka përfunduar mandatin e tij presidencial: “Franca është në pragun e ndarjes”. Macron e di se ndarja e Francës tashmë ekziston. Pjesa më e madhe e arabëve dhe e afrikanëve jeton në no – zones, të ndarë nga pjesa tjetër e popullsisë, ku pranohet gjithmonë e më pak prania e joarabëve dhe e joafrikanëve. Nuk e quajnë veten francezë, përveçse kur pohojnë se Franca do t’u përkjasë atyre. Nga lajmet del se pjesa më e madhe e tyre ushqen një refuzim të thellë të Francës dhe të qytetërimit perëndimor. Një numër në rritje e vë gjithmonë besimin fetar mbi shtetësinë: shumë janë të radikalizuar dhe të gatshëm që të luftojnë. Macron duket se nuk do të luftojë. Më shumë, ka vendosur që t’i qetësojë. Ndjek pa hezitim planet e tij për institucionalizimin e islamit në Francë. 3 muaj më parë, është krijuar Shoqata Myslimane për Islamin në Francë (AMIF). Një seksion i kësaj shoqate do të merret me ekspansionin kulturor e islamit dhe me “luftën kundër racizmit antimysliman”. Një tjetër do të jetë përgjegjës për programet e formimit të imamëve dhe me ndërtimin e xhamive. Këtë vjeshtë do të krijohet një “Këshill i Imamëve të Francës”. Drejtuesit kryesorë të AMIF-it janë (qenë deri pak kohë më parë) anëtarë të vëllazërisë Myslimane, një lëvizje e konsideruar si organizatë terroriste në Egjipt, Bahrein, Siri, Rusi, Arabi Saudite dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe – por jo në Francë.
Macron është në dijeni të të dhënave demografike, të cilat tregojnë se në Francë popullsia myslimane do të rritet në mënyrë të konsiderueshme vitet e ardhshme. (Ekonomisti Charles Gave ka shkruar kohët e fundit se brenda 2057, Franca do të ketë një popullsi me shumicë myslimane). Macron mund të konstatojë se shpejt do të jetë e pamundur për këdo që të zgjidhet President pa llogaritur votën myslimane, prandaj vepron për pasojë. Me sa duket, Macron e kupton pakënaqësia që i ka dhënë jetë lëvizjes së “jelekverdhëve” është ende aty. Mendon se represioni do të jetë i mjaftueshëm për të parandaluar revolta të mëtejshme dhe nuk bën asgjë për të marrë masa ndaj shkaqeve të pakënaqësisë.
Lëvizja e “jelekverdhëve” ka lindur si një revoltë ndaj taksave tejet të larta mbi karburantet dhe kundër masave të rrepta të marra nga qeverive kundër makinave dhe shoferëve. Masa të tilla përfshinin limite shpejtësie të kufizuara – 80 km/orë në pjesën më të madhe të autostradave – dhe më shumë autovelox; një rritje e ndjeshme e sanksioneve dhe kontrolle kompleksë e të kushtueshëm vjetore të automjeteve. Taksat franceze ndaj karburanteve janë rritur kohët e fundit sërish dhe tani janë ndë rmë të lartat e Europës (70% e çmimit të paguar shpërndarësit të benzinës). Masa të tjera ende në fuqi, të marra kundër makinave dhe drejtuesve të mjeteve, janë jashtëzakonisht të dhimbshme për njerëz që kanë vështirësi ekonomike. Këta të fundit janë përzënë tashmë nga banlieue nga të ardhurit jotolerantë dhe tani janë të detyruar të jetojnë akoma më larg nga vendet e punës.
Macron nuk ka marrë asnjë vendim për të shëndoshur situatën katastrofike ekonomike në Francë. Kur është zgjedhur, taksat, tatimet dhe detyrimet sociale përfaqësonin rreth 50% të PBB-së. Shpenzimet publike përfaqësonin 47% të PBB-së (më e larta e vendeve të zhvilluara). Raporti midis borxhit publik dhe PBB-së ishte thuajse 100%. Taksat, tatimet dhe shpenzimet publike mbesin në të njëjtin nivel me atë kur Macron erdhi në Elize. Ekonomia franceze nuk krijon vende pune. Varfëria mbetet tejet e lartë: 14% e popullsisë siguron më pak se 855 euro në muaj. Macron nuk i kushton asnjë vëmendje katastrofës kulturore në rritje që po godet vendin. Sistemi shkollor po shpërbëhet. Një përqindje në rritje e studentëve diplomohet në shkollat e larta pa ditur të shkruajnë një fjali pa gabime, duke e bërë të pakuptueshme gjithçka shkruajnë. Kristianizmi po zhduket. Pjesa më e madhe e francezëve jomyslimanë nuk e quan më veten kristiane. Djegia që ka shkatërruar Notre-Dame de Paris është konsideruar zyrtarisht si “incident”, por është një prej ndërtesave të shumta fetare kristiane të vendit që janë shkatërruar kohët e fundit. çdo javë kishat vandalizohen në indiferencën e përgjithshme të qytetarëve. Vetëm në gjysmën e parë të 2019 janë djegur 22 të tilla.
Preokupimi kryesor i Macron dhe i qeverisë franceze nuk duket të jetë rreziku i revoltave, pakënaqësia e qytetarëve, zhdukja e kristianizmit, situate katastrofike ekonomike apo islamizimi dhe pasojat e tij. Preokupimi kryesor i tyre është ndryshimet klimaterike. Pavarësisht se sasia e emetimeve të dioksidit të karbonit në atmosferë nga Franca është e papërfillshme (më pak se 1% e totalit global), lufta kundër “ndryshimeve klimaterike të shkaktuara nga njeriu” duket se është një prioritet absolut i Macron. Një vajzë suedeze, Greta Thunberg, 16 vjeçare dhe guru e “luftës për klimën” në Europë – është ftuar kohët e fundit në Asamblenë Kombëtare nga parlamentarë që mbështesin Macron. Vajza ka mbajtuë një fjalim, duke na siguruar se “shkatërrimi i pakthyeshëm” i planetit do të fillojë shumë shpejt. Ka shtuar edhe se liderët politikë “nuk janë sa duhet të pjekur” dhe kanë nevojë për leksione të dhëna nga fëmijët. Parlamentarët që mbështesin Macron e kanë duartrokitur nxehtësisht. Greta ka marrë Prix Liberté, një çmim i sapokrijuar dhe që do t’u jepet çdo vit njerëzve të impenjuar “në luftën për mbrojtjen e vlerave ku besuan ata që zbarkuan në Normandi më 1944 për të çliruar Europën”. Ka mundësi që të jetë e arsyeshme të supozohet se asnjë prej atyre që zbarkuan në Normandi më 1944 nuk e mendonte se po luftonte për të shpëtuar klimën. Megjithatë, këto detaje të vegjël duket se i shpëtojnë Macron dhe parlamentarëve që e mbështesin.
Macron dhe qeveria franceze duken se edhe nuk preokupohen për faktin që hebrenjtë – të shtyrë nga intensifikimi i antisemitizmit dhe, kuptueshëm, të preokupuar nga vendimet gjyqësore të përshkuara nga shprti i nënshtrimit ndaj islamit të dhunshëm – vazhdojnë të largohen nga Franca. Kobili Traore, njeriu që vrau Sarah Halimi në vitin 2017 duke recituar vargje kuranore dhe duke ulëritur se hebrenjtë janë Sheitan (që në arabisht do të thotë “Satana”), nuk është gjykuar fajtor. Duket se Traore përpara vrasjes kishte tymosur kanabis, prandaj gjykatësit kanë vendosur se nuk ishte i përgjegjshëm për veprimet e tij. Shpejt njeriu do të dalë nga burgu; çfarë ndodh nëse tymos sërish kanabis? Pak javë pas vrasjes së Sarah Halimi, 3 anëtarë të një familje hebreje janë sulmuar, torturuar dhe mbajtur peng në banesën e tyre nga një grup prej 5 burrash, sipas të cilëve “hebrenjtë janë të pasur” dhe “duhet të paguajnë”. U arrestuan. Qenë të gjithë myslimanë. Gjykatësi ka arsyetuar se veprimet tyre “nuk qenë antisemite”.
Më 25 korrik 2019, me rastin e ndeshjes së luajtur në Strasburg nga ekipi izraelian i futbollit Maccabi Haifa, qeveria franceze e ka kufizuar në 600 numrin e tifozëve izraelianë e pranishëm në stadium. Mijëra njerëz kishin prerë biletën e avionit për të shkuar në Francë të shikonin ndeshjen. Veç kësaj, qeveria franceze u ka ndaluar tifozëve që të shpalosin flamujt izraelianë gjatë ndeshjes apo tjetërkund në qytet. Megjithatë, në emër të “lirisë së shprehjes”, Ministria e Brendshme franceze ka lejuar mbajtjen e manifestimeve antiizraeliane përpara stadiumit dhe përdorimin e flamujve palestinezë dhe të pankartave më mbishkrimin: “Vdekje Izraelit!”. Në vigjilje të ndeshjes, në një restorant në afërsi të stadiumit, disa izraelianë janë sulmuar brutalisht. “Manifestimet kundër Izraelit miratohen në emër të lirisë së shprehjes, por autoritetet i ndalojnë tifozët e Maccabi Haifa që të shpalosin flamurin izraelian, është e papranueshme”, ka deklaruar Aliza Ben Nun, ambasador i Izraelit në Francë. Të nesëmren, një avion plot me hebrenj francezë që ka lënë Francë, është ulur në Izrael. Hebrenj të tjerë francezë do të largohen shpejt. Transferimi i hebrenjve në Izrael kërkon sakrifica: disa agjentë imobiliarë francezë e shfrytëzojnë dëshirën e shumë familjeve hebreje për t’u larguar nga vendi, duke i blerë dhe shitur imobiliaret e tyre me një çmim shumë më të ulët sesa vlera e tyre e tregut.
Mandati presidencial i Macron përfundon në majin e 2022. Liderë të shumtë e partive të qendrës së majtë (si Partia Socialiste) dhe të qendrës së djathtë (Les Républicains) janë bashkuar me La République en marche, partinë e themeluar nga Macron dy vite më parë. Më pask, Partia Socialiste dhe Les Républicains kanë pësuar një rënie elektorale. Kundërshtari kryesor i Macron më 2022 do të jetë ka shumë gjasa i njëjti i 2017: Marine Le Pen, liderja e Rassemblement National populiste. Pavarësisht se Macron është gjerësisht jopopullor dhe i urryer, ka mundësi që do të përdorë të njëjtat slogane të 2017: se ai përfaqëson bastionin e fundit të shpresës kundër “kaosit” dhe “fashizmit”. Ka shanse të mëdha që të rizgjidhet. Kushdo që e lexon programin politik e Rassemblement National mund të shikojë se Marine Le Pen nuk është aspak fashiste. Veç kësaj, kushdo që analizon situatën në Franca mund të pyesë nëse kjo e fundit nuk ka hyrë tashmë të zhytet në kaos.
Situate e trishtë që mbretëron në Francë nuk është edhe aq e ndryshme nga ajo e shumë vendeve të tjera europiane. Disa javë më parë, një kardinal afrikan, Robert Sarah, ka botuar një libër të titulluar Le soir approche et déjà le jour baisse (Afrohet mbrëmja dhe dita tashmë i drejtohet rënies). “Në rrënjën e rënies së Perëndimit”, shkruan ai, “ka një krizë kulturore dhe identiteti. Perëndimi nuk e di më se kush është, pasi nuk e di dhe nuk dëshiron ta mësojë se kush e ka formuar, kush e ka përbërë, si ka qenë dhe si është. (…) Kjo vetëasfiksi të çon natyrshëm në një dekadencë që i hap rrugën qytetërimeve të reja barbare”. Kjo është saktësisht ajo që po ndodh në Francë dhe në Europë.
(Guy Millière jep mësim në Universitetin e Parisit dhe është autor i 27 librave lidhur me Francën dhe Europën)
Përgatiti:
ARMIN TIRANA / bota.al