France Football bën portretin e De Biasit, trajnerit të Kombëtares

 
Bibla e futbollit francez, revista France Football i ka bërë në numrin e sotëm nga një prezantim tre kundërshtarëve të skuadrës së Deshamp gjatë kampionatit Europian. Për sa i përket Shqipërisë ajo është ndalur tek historia e pazakontë e teknikut italian Gianni De Biasi. "Fillimisht nuk ishte një dashuri e çmendur" e fillon shkrimin e tij gazetari Roberto Notarianni, duke përmendur se De Biasi që ishte përzënë nga Udinezja nuk kishte ndërment ta pranonte kombëtaren e "shqiponjave". Ai tregon se pas ndërhyrjes së një gazetari, ai e pranoi në vitin 2011 "për politesë" ftesën e FShF-së. "Dhe katër vite më pas ky njeri gjendet sërish në Shqipëri, ku është shpallur si një lloj "heroi kombëtar" shkruan FF e cila tregon se si vetë kryeministri Rama doli ta presë në aeroport pas kualifikimit dhe i tha se do ti konfiskonte pasaportën italiane që mos e linte të largohej nga skuadra.

Por De Biasi sipas France Football "nuk ka asnjë qëllim të largohet. E ku do të gjente ai një vend tjetër ku mund ta trajtonin kaq mirë"?

Në shkrim thuhet më pas se ai ka marrë çmimin honoris causa si kontributor i imazhit të mirë të Shqipërisë, ka marrë shtetësinë shqiptare nga presidenti i republikës, megjithëse fillimisht ishte parë me mosbesim nga shqiptqrët. Atyre që ishin mësuar me emra të mëdhej si Brigel, Dossena, Bariç dhe Han, nuk u a mbushte mendjen një trajner, që suksesin lë të madh kish pasur nxjerrjen e Modenas nga seria C në elitën e futbollit italian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Por më pas të gjithë u bindën – shkruan FF- në sajë të thjeshtësisë, aftësisë për dialog dhe asaj për të motivuar lojtarët, që karakterizojnë teknikun italian.(lapsi)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?