Fronti i së keqes. Zoti na ndihmoftë!

“Kush të jetë në krye? Të shohim në ditët që vinë se deri ku do arrijë e keqja në front. Zoti na ndihmoftë!”

Nga Ylli Dylgjeri

Të jetosh konfidencialisht në Tiranë këto kohë nuk është fort e lehtë. Në media qarkullon lajmi për një aparaturë përgjimi. Emri i saj shpesh mezi shqiptohet. IMSI Catcher. Spikerët e TV-ve kafshojnë gjuhën kur lexojnë markën e saj izraelite… Por me sa duket është vonë për të ruajtur gjuhën. Gjuha duhej kafshuar më parë. Gjuha duhej ruajtur kur paisja përgjuese “ishte” në funksion. Gjithësesi lajmet vinë kontradiktore.
Tani është vonë. Prokurorët kanë kërkuar masa ndaluese e pezulluese. Drejtori i Policisë është i pezulluar. 2 oficerë janë në arrest shpie. Hetuesit shqiptare dyshojnë se paisja është përdorur për përgjime të paligjshme.Tjetër koment bën ish drejtori i policisë Italiane Alessandro Pansa në letrën e tij: “Paisja ka qëndruar gjithmonë në dispozicion të operatorëve italian dhe e ruajtur etj etj..”
Por, tjeter qëndrim deklarohet nga Drejtori i Përgjithshëm Policisë shqiptare Haki Çako.
U desh ky “lajm bombë” që të dëgjohej në publik Drejtori i Përgjithshëm. Edhe shprehja “policim në publik” dëgjohet sot rrallë e më rrallë në media. Më shumë këtë togfjalësh e realizon vetë Ministri i Brendshëm.
Daljet e Tij në media janë të përditshme. Ajo që të ngacmon më shumë në këtë mardhënie publike është përballja me “frontin e së keqes”. Nga 11 Shtatori i zi, kjo fjalë ishte harruar në propogandën euroatlantike.
E pamë asokohe boshtin e së keqes kur goditi Qendrën Botrore të Tregtisë në New York. Ishte ishpresidenti Bush që i dha këtë përcaktim terrorizmit islamik me në krye Bin Laden. Pentagoni vajti edhe më larg. Kërkoi të hapej edhe
“Zyra e së keqes” për kordinimin e luftës ndaj këtij terrorizmi. Por, këtu te ne, kjo fjalë, po përdoret për shqiptarët?
Kush të jetë në krye?
Të shohim në ditët që vinë se deri ku do arrijë e keqja në front.
Zoti na ndihmoftë!

SHKARKO APP