Fushata 2017 – një fushatë si kurrë më parë
Kancelarja Merkel e konfirmoi të dielën në Berlin kandidimin për herë të katërt. Nuk ishte vendim aspak i lehtë, u shpreh ajo pas një takimi të presidiumit të CDU-së.
Tani është zyrtare: Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të kandidojë për herë të katërt për zgjedhjet e Bundestagut, 2017 për partinë e saj CDU. Menjëherë pas përfundimt të një takimi të presidiumit të CDU-në Berlin, Merkel tha se “kam menduar pafundësisht shumë për këtë”. Kancelarja theksoi se vendimi nuk ishte aspak i lehtë.
Fushatë si kurrë më parë
Megjithatë Merkel paralajmëroi nga një optimizëm i madh për zgjedhjet e vitit 2017. “Ne do të kemi të bëjmë kësaj here me kontestime nga të gjitha anët, si kurrë më parë.” Prandaj theksoi ajo “unë jam e gatshme për një fushatë zgjedhore që do të jetë shumë e ndryshme nga të gjitha fushatat e mëparshme.” Merkel theksoi se ajo synon një mandat deri në vitin 2021.
Vendimin për të kandiduar, Merkeli e lidhi me sfidat me të cilat ndeshet Gjermania. Në 11 vitet e fundit kemi arritur shumë si qeveri, por “tani unë e di shumë mirë se çfarë duhet të çojmë më tej”, tha ajo. Si shembuj Merkel përmendi garantimin e sistemit të pensioneve në të ardhmen dhe digjitalizimin. “Në punën time mund të hedh në peshore përvojën time, dijen, por natyrisht edhe ide të reja”, tha kancelarja Merkel.