Gabim të rëndojmë Ramën për mëkate që nuk ka!

Placeholder Image

Kur pashë dokumentarin e televizionit shtetëror grek ERT, që kishte intervistuar një listë të gjatë të të gjithë kundërshtarëve të afishuar të Ramës, e i kish prerë e montuar, simbas qejfit, u ndjeva keq. Simbas këtij dokumentari, të fokusuar mbi Himarën dhe Vangjel Dulen, panorama shqiptare, ishte krejt e mbrapshtë.

Nga Artur Zheji

Kur i rrëfyen 2000 e kusur vite më parë Jezu Krishtit, një monedhë argjendi ku ishte gdhendur portreti i Çezarit, Perandorit të Romës dhe e pyetën në mënyrë provokative se çfarë mendonte për të, Ai tha: “Jepini Çezarit çfarë i përket Çezarit!”

Duke ndërtuar kështu prej 2000 vitesh një formulim, apo si thonë në Jug të Shqipërisë, “një gur qosheje” apo “gur themeli” llogjik, se si, jo të pushtetshmit e pushtetit të përkoshëm fizik, por të pushtetshmit jetëgjatë të pushtetit mendor, duhet të gjykojnë politikanët.

Kur pashë dokumentarin e televizionit shtetëror grek ERT, që kishte intervistuar një listë të gjatë të të gjithë kundërshtarëve të afishuar të Ramës, e i kish prerë e montuar, simbas qejfit, u ndjeva keq. Simbas këtij dokumentari, të fokusuar mbi Himarën dhe Vangjel Dulen, panorama shqiptare, ishte krejt e mbrapshtë.

Dukej simbas këtij dokumentari, sikur Shqipëria drejtohej nga një Përbindësh, nga një perandor i drogës, krimit dhe thjesht një kapo bandë, që hante për mëngjes biftek me mish greku, në drekë paçe me kokë himarioti grekofon dhe në darkë zgjohej si vampire, e pinte pak e pak, shishka me gjak nga ai i Vangjel Dules, përzier me një koncentrat të përzgjedhur nga pikat e mbetura të gjakut të minoritarëve helenë.

Na kishin vendosur të gjithë ne gazetarëve në rradhë, për të bërë copë kryeministrin shqiptar, për të krijuar përshtypjen, simbas ustallëkut të gazetarit rafinato të ERT, që më kishte censuruar 99% në të folmen time, kur thoja cilat Çështje qëndrojnë ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë dhe sidomos për Çamërinë dhe për konvertimin e detyruar të shumicës së shqiptarëve që gjejnë punë në Greqi.

Fatos Lubonja, Elsa Ballauri apo Frrok Çupi. Dhe asnjë fjalë për problemet reale shqiptaro-greke, që ndoshta edhe i kanë thënë, por në dokumentar, u dëgjua vetëm kriminalizmi total, vetëm i Kryeminsitrit shqiptar, në sy të gjithë Greqisë dhe sigurisht, termi Çamëri, nuk u dëgjua askurrë dhe as një çast të vetëm.

Gjithë analiza e analistëve, përfshi edhe mua, për optikën tonë në lidhje me politikën e brendshme shqiptare, u përdor në funksion të “batërdisë” që gjoja po ndodhë në Himarë. Dhe pamë në dokumentar, ca zonja plaka himariote dhe pension marrëse, që sigurisht dhe i kanë porositur që të qahen sa më shumë, për të siguruar vazhdimin e pensionit të Athinës, që ankoheshin në kamera për kisha të prishura, e më the të thashë. Pastaj ca çupka të pafajshme fshati, që ëndërojnë Athinën dhe mësojnë greqisht në shkollë, lirisht, cilësisht dhe fare më bukur se sa dhjetra e mijëra “çupkat shqiptarka në çdo cep periferik të Shqipërisë. Dhe ndonjë shqipogreqisht folës nga Veriu, që falenderonte Greqinë mikpritëse, se sa mirë e bukur i kishte pritur dhe përcjellë në jetë shqiptarët e uritur!

Ndërkohë, ndërkalleshin pamje repertori, se si fadromat e qeverisë Rama, prishnin “themelet greke të Himarës!”, e cila, në syrin dhe kameran e ERT, fliste, mendonte, ishte, do të ishte, vetëm greke!

Personalisht diferencohem nga ky përdorim i njëanshëm dhe i turpshëm mediatik, i kolegut shtetëror të ERT.

Sa për Ramën, nuk se më vjen edhe aq keq, për atë si person, se të njejtën gjë ka bërë edhe ai në Opozitë, por ky vetëposhtrim publik dhe larg të vërtetës, sidomos në Politikën e Jashtme, duhet të marrë fund!

Dhe, duke i “dhënë Çezarit çfarë i përket Çezarit”, unë mendoj se 90% të qëndrimeve publike të Kryeministrit, në lidhje me çështjet shqiptaro-greke, janë objektive dhe të drejta.

Në lidhje me Himarën, dhe sidomos në lidhje me nevojën e kapërcimit të kompleksit të inferioritetit, ndaj fqinjit të madh, që paguan dhjetëra milliona euro në vit, edhe në krizën e vet më të madhe ekonomike, për të mbajtur gjallë me para, një helenizëm të sforcuar.

Të gjitha interpretimet gazetareske, që lidhen me përdorimin e ‘patriotizmit’ të Ramës, e kanë rradhën, mbasi objektivisht ne analistët, kemi për detyrë të nxjerrim në pah, të vërteta të mëdha dhe të hidhura që qëndrojnë në themelin e brishtë të marrëdhënieve tona dy palëshë Shqipëri-Greqi.

Përndryshe, gënjejmë veten, shqiptarët dhe në këtë rast edhe grekët, që na dëgjojnë e na shohin të censuruar dhe jashtë kontekstit. 360gradë.al

SHKARKO APP