Gazeta Panorama sulmon Ardian Vehbiun
Gazeta Panorama i është përgjigjur me një editorial që mban firmën e Agron Gjekmarkajt publicistit Ardian Vehbiu, i cili shprehu kritika për publikimin e intervistës së Gjergj Lekës nga kjo e përditshme. Vehbiu u kërkoi kolegëve të tij Fatos Lubonja e Preç Zogaj që t’i tërhiqnin shkrimet e tyre nga Panorma, pasi kjo gazetë po merret me debate k*rvash në faqen e saj të parë.
"Mu ngjitur me muhabetet për kurvat dhe kurvllëqet e tridhjetë vjetëve të shkuara, botonte sot kolegu im dhe albanologu i njohur Matteo Mandalà një opinion për Nilo Catalano-n dhe Kishën e Shën Thanasit. Dje dhe pardje, sërish përbri lapërdhive për këngëtaret, kishin botuar opinione dhe artikuj Fatos Lubonja dhe Preç Zogaj dhe kushedi kush tjetër…Nuk besoj t’u duket normale, këtyre kolegëve dhe miqve të mi, që fjala e tyre të infektohet nga kontakti me sherrin rreth kurvave, në vitrinën e faqes së gazetës “Panorama… Shpresoj që kolegët e mi, që botojnë rregullisht në “Panorama”, t’i lexojnë këto radhë dhe të protestojnë ndaj faqes së cilën e nderojnë me shkrimet e tyre; madje edhe duke u tërhequr përkohësisht nga bashkëpunimi, derisa kjo gazetë të ndryshojë politikën e vet editoriale", shkruante Vehbiu në Peisazhe të Fjalës.
Gazeta ka zgjedhur t’i përgjigjet me një editorial, duke e zhvendosur debatin nga botimi i intervistës që shkaktoi reagime të ashpra të këngëtarëve dhe arsitëve të shumtë. Autori, Gjekmarkaj e sulmon Vehbiun në planin personal. I kujton se u dërgua nga PPSH për studime në Itali dhe e quan “makinë fekalesh të azdisura” faqen e tij të internetit Peisazhe të Fjalës.
“Por çuditërisht, një person, Ardian Vehbiu i dëguar nga PPSH nga mesi i viteve ’80 për studime në Itali (me të cilat nuk qullosi gjë) si rrethi i tretë i Bllokut ish –komunis, vigjilon, qëndron mbi të gjithë dhe lëshon anatemat si “rrufe zhgjetare” nga akçihania e tij virtual. Për ta pasur këtë privilegj studimi nuk e din ë ka hedhur apo jo ndonjë firmë siç ka qenë zakon rekrutimi i një brezi të rinjsh pas vdekjes së Enver Hoxhës për të siguruar mbështetës në rast ndryshimi… Kësisoj, mbushur me pezëm, ngarkuar me mllef si zog dreqi, edukuar me urrejtje ndaj cdo vlere me insistim klasor, ndaj cdo personaliteti të kombit shqiptar, ndaj vetë historisë së tij kinse për të demontuar diskurset kombëtariste nga lartësia e “modernitetit” ku është ngjitur në kërkim “të vërtetash absolute” vetëm shpif e shfryn me duf. Çdokush mund ta shohë blogun e tij, i cili ngjan me një makinë fekash të azdisura”, shkruan Gjekmarkaj në editorialin që ka botuar sot në mbrojtje të gazetës Panorma.
Veç të tjerash autori i editorialit i bën edhe një paralajmërim publicistit: "Mos gjua masturbimet e tua të përditshme mbi mediat, se nuk të kanë faj, por potomise angështinë dhe vetminë tek vajton fatin e mbrapshtë me kurajo dh emos u ngashëre. Bëhu burrë dhe ktheju asaj punës që di të bësh ë mirë, hë të keqen, se nuk merremi më me ty, kësaj here na u dhimbse pa të këshilluam, se për sa e shpenzove fjalën nuk ta vërshëllen njeri. Xhaxhai, nofka që lidhesh me të, është fjalë e dashur për ne shqipot, rixha të kemi, mos insisto që ajo në na kujtojë kodoshët". Lapsi.al