Gazetari: Koronavirus po bën masakër në Shqipëri

Shqipëria është një nga vendet më të goditura nga koronavirusi Covid-19. Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar në faqen e tij në Facebook, një grafik të rritjes së vdekshmërisë në vitin 2020, shifra të zyrtarizuara sot nga Instat.

Sipas Tomorrit, pavarësisht propagandës qeveritare, koronavrisui në Shqipëri po bën masakër.

Reagimi i gazetarit Klodian Tomorri:

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarisht ne jemi një nga vendet e goditura më keq në botë nga virusi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me një llogari të thjeshtë virusi deri në fund të vitit të kaluar ka vrarë 0.2 për qind të popullsisë.

Tremujori i parë i këtij viti duket më keq akoma.

Këtu është bërë masakër, kurse Mira Rrakacolli me Ficon thoshte me gjithë përpjekjen e mjekëve fatkeqësisht sot kanë humbur jetën 6 qytetarë.

Po moj po. 6-ta e kokës tende.

Mendoni vetëm këtë. Italia me gjithë atë zhurmë që po behet ka patur 2.5 herë më pak rritje vdekshmërie se Shqipëria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?