Gazetari – Ramës: Ky je ti në sytë e ndërkombëtarëve!
Analiza e drejtorit të Zërit të Amerikës për Euroazinë, Elez Biberaj, i cili thumbonte qeverinë dhe kryeministrin Rama për mënyrën abuzive të qeverisjes, vijon të komentohet në rrjetet sociale dhe jo vetëm.
Më i fundit është gazetari Ylli Dylgjeri, i cili përmes një postimi në Facebook shkruan se, ky është portreti Ramës në sytë e ndërkombëtarëve.
LEXO EDHE:
‘Korrupsion masiv tek patentat: Vetëm nga Tirana, Gonxhja merr 70 milionë në muaj!’
Postimi i plotë i Ylli Dylgjerit:
Ky është Komision Disiplinor – zoti Rama
Qesharak! I deformuar deri në ind. Çfarë të mbetet sot kur po ta bën portretin Drejtori i Medias prestigjoze “Zëri i Amerikës” që transmeton në dhjetra gjuhë te botës.
I DASH-it usta!
Apo është ai Elezi… Ai i vjetri kur e shanim kafeve? Apo Elezi i PD-së? Apo Elezi i Doktorit, Elezi i përndjekur, Elezi i shitur?
Fol! Bëj prap thëëëthëthëëë tani…Ose ngri
prap Komisione Diplinore për anësi politike,
për mbajtje krahu, për shkelje të Statusit të nëpunësit Civil, për fjalor jo të hijshëm!
O Sportist! O Bojaxhi me Akademi! O Ndoc!
O Rrok! O Dështak!
Ja ky është portreti yt sot në sy të ndërkombëtareve:
më i korruptuar, më arrogant dhe më pak transparent. Ai është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave dhe duke margjinalizuar opozitën. ..Rama ka krijuar një model qeverisjeje që bazohet tek kleptokracia, duke dhënë pa tendera, kontrata me vlerë qindra milionë dollarëshe për kompanitë pranë qeverisë. Marrëdhëniet klienteliste mes zyrtarëve qeveritarë dhe biznesmenëve të njohur kanë deformuar procesin vendimmarrës të qeverisë, duke shkelur rregullat bazë të lojës, duke prishur konkurrencën në treg dhe duke u hequr qytetarëve të zakonshëm çdo mjet përmes së cilit ata do të mund të ndikonin në sjelljen e ndryshimeve.”
Do më?