Gazetari Saviano: Si vdesin shqiptarët në kantieret e ndërtimit në Itali

 

Nëse nëpër biseda do të shmangnim ‘trazirat milaneze’ që kanë shoqëruar Expo 2015, ndoshta do të kishte vend për të treguar historinë e Klodian Elezit.

Një histori që hap një pikë tjetër vështrimi ndryshe nga ekspozita e madhe botërore. Një histori që na ndihmon të reflektojmë për tema që me të vërtetë kanë rëndësi për Italinë e sotme dhe për atë të nesërmen. Mbi kushtet e punës, mbi menaxhimin e kontratave, mbi rolin e medias, mbi emigracionin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këndvështrimi i kësaj historie qëndron dhjet metra lart nga toka. Mbi një skelë në një kantier ndërtimi. Nga aty, Klodiani 21-vjeçar, me origjinë shqiptare dhe banues në Breshia, ra dhe humbi jetën. Ishte e shtuna e 11 prillit. Një e shtunë pune për Klodianin dhe për kolegët e përfshirë të impenjuar për mbylljen në kohë rekord të kantierit për ndërtimin e Unazës së jashtme të Milanos.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjykata hapi një hetim rreth vdekjes së tij, sepse nga raportet paraprake duket se punëtorët nuk kishte jelek sigurie.

Kjo është çështja e parë: kushtet e punës në të cilat operohet në industrinë e ndërtimit. Në vitin 2013 janë regjistruar 600 raste vdekjesh në punë, 180 nga të cilat në veriperëndim. 361 prej tyre në sektorin e industrisë dhe zejtarisë.

E më pas është kantieri, që në letrat e gjyqit kishte përfunduar. Punimet tashmë kishin hyrë në hetime për infiltrime të Ndrangetës, ku u arrestuan 13 persona. Kontraktori, i pajisur me çertifikatën e anti-mafias, do të menaxhohej nga bosi Giuseppe Galati, i cili direkt nga burgu, kryente bizneset e tij.

2 veta në ditë vdesin mesatarisht në shtetin e Italisë gjatë punës. Numri i të vdekurve në ditë nga viti 2007 deri në vitin 2009 ishte pothuajse 4 në ditë. Shtypi fliste çdo ditë në lidhje me këtë çështje.

Për Klodian Elezin, që vdiq 20 ditë përpara inaugurimit të Expo Milanos, nuk foli asnjë nga mediat e mëdha italiane. Emri i tij, dhe përmbledhje të lajmit të vdekjes së tij gjenden vetëm në disa sajte informacioni online. Vetëm Shërbimi Publik e ka përmendur historinë e tij në nivel kombëtar.

Jeta e Klodianit, emigrantit të huaj që banon prej vitesh në Itali, të cilit i pëlqente të luante futboll të dielave, bënte një jetë si shumica e njerëzve. Bënte një jetë si ajo e xhaxhait të tij. Si vdekja e tij. Edhe xhaxhai, emigrant, vdiq në vendin e punës tre vjet më parë.

Emigrantët e punësuar në ndërtimin e Expo-s janë me qindra. Emigrantët e punësuar në Itali janë me mijëra. Kjo histori, nëse do të tregohet, do të hapte një diskutim ligjor. Por kjo histori ndaloi në asfaltin dhe vitrinat e rrugëve të Milanos.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?