Gazetari shqiptar takon Presidentin e PE: Mos e lini Ramën ta vrasë opozitën në Shqipëri

Agron Gjekmarkaj, pedagog në Universtitetin e Tiranës dhe komentator politik në ‘Real Story’ me Sokol Ballën në Vizion Plus, është takuar në Itali me Antonio Tajanin, presidentin e Parlamentit Europian dhe koordinator kombëtar i Forza Italia. Gjekmarkaj ka qenë i ftuar nga Forza Italia, në një takim për zgjedhjet europiane në Rieti dhe Tajani ka qenë një ndër të pranishmit.

Në një bisedë të shkurtër, 7 minutëshe, pedagogu e ka prezantuar politikanin e lartë me pikëpamjet e tij mbi ngjarjet politike dhe krizën në Shqipëri. ‘Mos e lini Edi Ramën ta vrasë opozitën në Shqipëri’, tregon Gjerkmarkaj se i tha Tajanit.

I kontaktuar nga Politiko.al, Gjekmarkaj tha se Tajani i ka bërë me dije se është në korent dhe po i ndjek ngjarjet në Tiranë. Pa harruar të shtojë se Europa tani ka dy probleme në duar, zgjedhjet për Parlamentin Europian dhe Brexit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?