Gazetaria e kolltuqeve‏

 

Nga Gëzim Mekuli

A po e shihni se ç'farë media dhe ç'farë rrejti të gazetarisë dhe të informatës kemi ne, shqiptarët?

Masakrohen e pushkatohen shqiptarët në mes të ditës, e ne, si opinion publik, nuk kemi lajme e as informata të pavarura. Nuk jemi të mirë informuar. Po dominon lajmi partiak dhe ai fuqisë së pushteti, si në Kosovë, Shqipëri, e po ashtu edhe në Maqedoni.

Në shekullin e XXI, shqiptarët janë pa media kombëtare e pa strategji mediatike të interesit kombëtar. Nuk kemi xhirime, video, e as foto të ndonjë mediumi të pavarur. Kemi gazetari "të helikopterit" apo "gazetari të kolltuqeve."

Është kjo një gazetari e distancuar. Një raportim nga jasht-brenda, ku burimet dhe informatat nuk kanë vlerë të lajmit; janë të pakta apo nuk ekzistojnë fare. Në këtë gazetari helikopteri nuk ka gjuhë dhe këtu sqarohet shumë pak. Duket se gazetarët ishin dhe janë në gjumë, ose po përkthejnë lajmin nga maqedonishtja që duhet ta përpunojnë. Këta gazetarë janë aty vetëm për "një pasdite"; dhe, se shumicën e lajmeve dhe informacioneve i marrin nga taksi shoferët  Në tragjedinë e Kumanovës është edhe një fenomen tjetër që të bie në sy. Është ky preokupimi i mediave sllave me viktimat e etnisë së vet (të bashk-kombësve të tyre).

Edhe në programet informative të Radio Televizionin e Kosovës (RTK) po mbretëron një ambient politik/ideologjik dhe jo i lirë.

Si të shjegohet fakti që në sot askush nga mediat shqipe nuk e ngriti zërin për pushkatimin e fëmijës shqiptar? Mbulesa mediale e tragjedisë së Kumanovës, siç duket, ka ngjashmëri me mbulesën mediale të katastrofës së Kosovës dhe popullit shqiptar në përgjithësi.

Po, natyrisht, gazetaria partiake dhe e ambasadave, sot, jobefasisht, po tregon fytyrën e vet. E kam thënë dhe e them, vetëm një Popull i informuar mirë, është Popull i mirë.

Shqiptarët po manipulohen, lajmi i kontrolluar partiak po e shkatërron egzistencën e shëndoshë të kombit shqiptar. Edhe Amerikanët kanë agjenci shtetërore informative, edhe gjermanët, edhe anglezët, edhe serbët…E ne?

Ne kemi gazetarucë te Hashimit, Isës, Ali Ahmetit, Mendu Thacit, Sali Berishes, Edi Ramës dhe gazetari të ambasadave. 

SHKARKO APP