Gazeta”The Sun”: Një në pesë myslimanë në Britani ka simpati për xhihadin
Një sondazh i bërë nga “The Sun” tregon se një në pesë myslimanë në Britani kanë simpati për xhihadin. Sondazhi është bazuar tek njerëzit me “mbiemër mysliman”, si përpjekje për të përfunduar një studim pas sulmeve terroriste në Paris.
Sondazhi kishte zgjedhur të anketuarit duke përdorur ndihmën e një eksperti në emra, që është një metodë që sipas disa kompanive rivale nuk do të thotë që është mostër përfaqësueses e popullsisë myslimane.
Ishin rreth 1500 myslimanë që u pyetën nga “The Sun”.
Në fillim të përzgjedhurve, kompania i kishte pyetur nëse janë myslimanë apo jo, për të vazhduar më tutje, transmeton Express.
Sipas sondazhit, 19.5% e atyre që u anketuan thanë që kanë një simpati për të rinjtë myslimanë që largohen nga Britania e Madhe dhe bashkohen me grupin ISIS. Prej tyre 5% thanë që “Unë kamë shumë simpati për ata që e bëjnë këtë, kurse 14.5% thanë që kanë pak simpati për ta.
Njëra prej organizatave më të mëdha myslimane në Britani, Këshilli i Myslimanëve të Britanisë, akuzuan “The Sun” për zmadhimin e të gjeturave.“Shumë myslimanë këtë sondazh do ta kenë të vështirë ta besojnë”, the sekretari i organizatës, Shuja Shafi.