Gënjeshtra “të shenjta”
Nga Mero Baze
Të gjithë palët në konflikt, po përpiqen të sajojnë arsye jo të vërteta, për konfliktin e nisur nga prishja e një ndërtese, mbi themelet e Kishës së vjetër të Shën Thanasit në Dhërmi.
Kisha po përpiqet të sajoj si armike të ortodokësve një qeveri që ka kryeministër me nënë e babë ortodoks, zëvendëskryeministër ortodoks, dhe një shumicë administrate ortodokse, një një qark ku 7 nga 12 deputetë janë ortodoks, ndërsa popllsia nuk është në një raport të tillë.
Qeveria nga ana e vet po përpiqet të gënjej duke gjetur si shkaqe mungesën e bazës ligjore për Kishën në Dhërmi, egzistencën e një ndërtimi vërtet të shëmtuar dhe të padenjë për Kishën, dhe prishjene varrit të misionarit Catalano.
Media po gërmon më tej në një konflikt nga historia e treqind viteve më parë, i cili u ringjall mbi themelet e Kishës, duke u kthyer pikërisht aty ku ka nisur treqind vite më parë. Shkak i konfliktit nuk është qeveria jonë “antiortodokse” se kjo do gajaste dynjanë, dhe as mungesa e bazës ligjore që sajon qeveria. Arsyeja është në thelb fetare dhe lidhet me betejën mes dy Kishave, asaj të Romës dhe asaj të Bizantit, të cilat e kanë parë Shqipërië si një zonë luftë për të dobësuar njëra tjetrën. Problemi është se Kisha e Romës ka dash të depërtoj në Shqipëri si nxitëse e identitetit shqiptar duke hapur shkolla shqipe dhe duke dërguar misionarë që të largojnë vetdijen që prodhon Kisha Greke tek orotodoksit shqiptar. E vërteta e hidhur është se Patriarkana ka qenë gjithnjë në anën tjetër, në atë të zhdukjes së këtij identiteti. Misionarët shqiptarë të Kishës Ortodkse ndodh që janë vrarë dh e helmuar për këtë shkak dhe kjo Kishë nuk ka kërkuar kurrë falje. Por pavarësishtkësaj ortodoksit shqiptar ishin në shumicë rilindasit tanë më të denjë dhe ata që bën Rilindjen e kombit shqiptar. Kësaj historie nuk kemi cfarë ti bëjë. Që të shpëtojmë prej saj është mirë mos ta debatojë tani dhe ta ringjallim.
Po kush e ka në dorë këtë?
I pari që duhet ta shmang këtë konflikt, është Kryepeshkopi Janullatos. Ai është sot një nga mendjet më të sofistikuara të ortodoksisë botërore, dhe një njeri që e di cfarë bën. Që ti ikte kësaj beteje dhe që ta kthente cështjen aty ku është, tek nevoja për një Kishë të denjë ortodokse të Shën Thanasit, ai duhet të merrte bastunin dhe ti binte me të, derës së kryeministrit të Shqipërisë. Të shkonte në zyrë të tij dhe ti thoshte ku është problemi Ti kërkonte atij ti jepte lejen e duhur për Kishën e Shën Thanasit dhe paret që kryeministri premton se do ti jap. Duke bërë këtë, Kryepeshkopi ynë, do na hiqte paranojën që ne kemi për të, si misionar politik dhe jo fetar. Do na bënte të ishim në shumcië me të, pasi duket hapur që mungesa e lejes ndërtimit për atë ndërtesë të shëmtuar është sebep. Shkaku është tek historia që tenton të shuhet aty nga njëra palë kundër tjetrës.
Nga ana tjetër Edi Rama nuk ka pse bën premtime për ndërtim kishe me lekët e shtetit, meqë ka kompleksin që po ua prish një ndërtesë të padenjë për një arsye tjetër, që nuk e thotë. Në Shqipëri Feja është e ndarë nga shteti dhe në buxhetin tonë nuk ka parashikime për ndërtime kishash e xhamijash. Nëse qeveria dëshiron të jap pare, ato duhet t’ia jap Kishës dhe ajo i administron vet pasuritë e saj.
Pra këtu palët gënjejnë dhe nxiten të shkojnë në ekstrme me akuza për të mbuluar të vërtetën historike që u ngjall nga prekja e varrit dhe Kishës. Aq e vërtet është kjo, sa ortodoksët e Dhërmiut, janë gati të mos ketë më kishë fare, vetëm të mos rivarroset aty misionari Catalano , ndërsa Qeveria është gati të bëj një Kishë më të bukur se ka qenë, njëqind vjet më parë, vetëm që aty të rivendoset sërisht varri i misionarit Catalano. Pra shteti realisht ka hyrë në një betejë që ndan historinë e Romës nga ajo e Bizantit, dhe përmes kësaj përfshirje ka nxjerr në pozitë të vështirë Kryeshkopin e Kishës sonë, i cili shkoi tek llogorja e vjetër për të kërkuar ndihmë. Për të banalizuar fare këtë punë, flet dhe Lulzim Basha, i cili me këtë rats shpreson se do ta sjell Greqia në pushtet edhe një herë Aldo Bumçin me Arben Ristanin.
Pas ca kohësh në Dhërmi do ketë një Kishë të re të Shën Thanasit, të bukur dhe ndoshta komode, do ketë dhe një varrë qoftë dhe simbolik të misonarit Catalano, por paqe nuk do të ketë. E vetmja gjë e shenjt ënë këtë histori janë gënjeshtrat që thuhen sot për një betejë që kanë shekuj që nuk e kanë zgjidhur.Është gabim të rihyjmë në luftën e tyre, po më gabim është të mos themi ku është problemi. Është tek gënjeshtrat e “shenjta” .
TEMA