Gjeneral Ahmetaj: 15 parakushtet për BE mesazh për të reaguar fortë

Nga Pirro Ahmetaj*
Parlamenti Europian, ka ri-konfirmuar 15 parakushtet për çeljen e negociatave me BE.
Sigurisht që, nuk është aspak lajm i gëzuar, por ngjarje e trishtë dhe një mesazh i fortë për Shqiptarët koha për të reaguar fortë!
Në 7 vjet, ka një papërgjegjshmëri të frikshme ndaj çështjeve të integrimit euroatlantik& interesave mbarë-kombëtare.
Udhëheqësi Global, rrogëtarët-kuvendarë, oligarkët dhe sekserët që kanë “pushtuar” institucionet shtetërore vjellin frymë anti-perëndimore dhe anti-amerikane në të “dy shtetet e një Kombi të vetëm”, si dhe bëjnë pazare të “pista” për paranojën e përjetësimin e karrigeve të tyre.
Për më keq, përtej betejave të “përgjakshme” në FB, RTV, etj kur ti dali gjumi nga droga & paranoja për kolltukun, treni gjithmonë i ikën!
Ndërsa udhëheqësi global bën llogje me Gjyzët dhe Lymet në Palo Kuvend. Turp!
Demokracia, Siguria dhe Interesat Kombëtare në udhëkryq. Sigurisht që, FAJIN nuk e ka BOTA, as vetëm SurrelQeveria por edhe ata/ne që heshtin/m.
Prandaj koha për reagim sot, nesër është vonë demokracia mbetet ilaçi i vetëm! Me fuqinë e votës së lirë do mundemi të rikthejmë #trenin e #Shqipërisë në shinat e aspiratave dhe vlerave euratlantike.
*Gjeneral (R) Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në Partinë Demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?