Gjeneral Ahmetaj, Kryeministrit: Dil nga vendkomanda e Surre(a)lit, shpall emergjencën e fatkeqësisë shëndetësore!
Nga Gjeneral Pirro Ahmetaj-
Nën shembullin dhe direktivën e Kryetarit Basha, Grupi Strategjik i Monitorimit të Emergjencës pranë Partisë Demokratike, prej datës 23 shkurt 2020, është duke e ndjekur (pa lejen e të gjithëpushtetshmit!) hap pas hapi, me përgjegjësi, dinamikën e përballjes kombëtare me Covid-19.
Krahas problematikave kritike që lideshipi dhe ekspertët pranë PD kanë publikuar çdo ditë, po denoncoj një shqetësimin që lidhet me shkeljet flagrante të Kushtetuës dhe ligjeve të RSH, në përballjen e qeversisë me Covid-19. Me fjalë më të thjeshta, denoncoj publikisht, arrogancën, arbitraritetin dhe cinizmin e masave shtrënguese që Komandanti Suprem ka shpallur nga “vendkomanda” e Surrelit, në kurriz të qyetatarëve, biznesit dhe shoqërisë.
Paraprakisht, më duhet të qartësoj se, Kushtetuta, reciprokisht në nenet 173, 174, 175, si dhe paketa ligjore që do bëjë prezent në vijim, ka mirëpërcaktuar parimet bazë, rrethanat, rastet, masat, të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve, balancën e pushteteve vendimmarrëse, afatet e vendosjes së gjëndjes së jashtëzakonshme, fatkeqësive natyrore dhe mbrojtjes civile.
Më poshtë gjeni 8 shkeljet e kushtetutës dhe ligjeve si dhe rekomandimet përkatëse:
Shkelja nr. 1: KryeKomisari i Surrelit nuk e ka shpallur zyrtarisht as gjendjen e jashtëzakonshme, as atë të fatkeqësive natyrore sipas referencave kushtetuese të sipërpërmendura.
Shkelja nr. 2: Edhe për aktet normative që ka nxjerrë, ka keq-përdorur nenin 101 të Kushtetutës, i cili përcakton, se: “Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme. Këto akte normative i dërgohen menjëherë Kuvendit, i cili mblidhet brenda 5 ditëve nëse nuk është i mbledhur. Këto akte humbasin fuqinë që nga fillimi, në qoftë se nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve”. Nderkohë, 5 ditë kanë kaluar dhe besoj nuk ka nevojë për asnjë koment!
Shkelja nr. 3: Në pikën 6 dhe 9, neni 3 të Ligjit nr. 45/2019, “Për mbrojtjen civile”, si fatkeqësi natyrore përcakton të gjitha rastet që shkaktohen nga dukuri natyrore ekstreme, ndër të tjera dhe SËMUNDJET INFEKTIVE masive (si rasti i pandemisë Covid-19), si dhe dukuri të tjera që ndikojnë në jetën e njerëzve, gjenë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin.
Në referim të Kushtetutës dhe ligjit të sipërcituar, është më se e qartë se, situata në të cilën ndodhemi klasifikohet si fatkëqsi natyrore, si dhe në kushtet e emergjencës civile.
Shkelja nr. 4: Në referim të nenit 174 të Kushtetutës, dhe të nenit 18 të Ligjit nr. 45/2019, “Për mbrojtjen civile”, Këshilli i Ministrave mund të shpallë gjendjen e emergjencës civile për 30 ditë.
Por, po sipas kësaj reference kushtetutese dhe ligjore, shtyrja e afatit 30 ditor, bëhet vetëm me miratin nga Kuvendi.
Ndërkohë, ne qytetarët ende nuk jemi njohur të ketë ndonjë VKM zyrtare, qoftë edhe me satatus nga Bunkeri i Surrelit, për shpalljen e kësaj gjendje nga ana e Qeverisë.
Shkelja nr. 5: Sipas nenit 7, pika 4, të Ligjit nr. 15/2016, “Për parndalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe mbrojtjen e sëmundeve invektive”, qeverisë i jepen KOMPETENCAT për të kufizuar të drejtat kushtetuese të qytetarëve. Ndërkohë këto masa janë vendosur: “bizneset janë mbyllur, lëvizja me automjete, lëvizja në këmbë është e ndaluar pas orës 10.00 dhe 18:00”, etj.
Pra, edhe pse në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve, të gjitha masat shtrënguese ndaj qytetarëve janë ndërmarë, edhe pse kështu, “de facto” jemi në një situatë të gjendjes së emergjencës civile.
Shklelja nr. 6: Qëllimi i qeverisë është i qartë, por edhe cinik njëkohësisht. Në këtë mënyrë gallataxhiu-Kryeministër, po përpiqet të shmang përgjegjësitë shtetërore ndaj qytetarëve, pasi sipas nenit 41- “e drejta e kompensimit” dhe të Ligjit nr. 45/2019; “për mbrojtjen civile”, shteti është i DETYRUAR të kompensojë të gjitha dëmet e ardhura si pasojë e kufizimeve nga gjendja e emergjencës, si: humbjet si pasojë e mbylljes së bizneseve, pagat e punonjësve, qerat, siguracionet, energjia elektrike, etj. Në fakt, këto janë as më shumë, as me pak, paketa e mbështetjes sociale dhe kompesimit që Kryetari i Partisë Demokratike i ka rekomanduar publikisht qeverisë.
Shklelja nr. 7: Qeveria e paaftë, si në asnjë vend tjeter, po ngarkon të gjithë koston e pasojave të pandemisë mbi qytetarët, biznesin dhe shoqërinë. E thënë me thjesht, Kryeministri delirant, si çdo pushtetar autokrat, u tregon dhëmbët qytetarëve të zbatojnë detyrat, por nuk i`u njeh të drejtat dhe nuk po përmbush detyrimet kushtetuese e ligjore ndaj tyre.
Shkelja nr. 8: Përdorimin e Policisë Ushtarake (pjesë e organikës së FA), etj dhe kapacitete të tjera nga FA, e çmoj si vendimin të drejtë, por i bëj apel Komandantit-fuqiplotë që, kjo të realizohet vetëm mbi bazën e neneve 173 dhe 174 të Kushtetutës (pas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme ose fatëkeqësive natyrore), si dhe mbi bazën e neneve 22 dhe 23 të Ligjit nr. 59/2014: “Mbi pushtetet dhe autoritetet e drejtimit të FA”. Thënë këtë, ri-kujtoj, se Gjykata Kushtetuese me Vendimin historik nr. 10/2015 ka rrëzuar (përqasjen e pusht-eteve diktatoriale), reciprokisht pikat 3, të neneve (22 dhe 23), të cilat si në asnjë vend të NATOs, i jepnin në kohë paqe Kryeministrit, kompetenca eksluzive në Komandimin & Kontrollin (C2) mbi FA.
Në përmbledhje, i bej apel qeverisë, në fakt i bëj thirrje Udhëheqësit Suprem të Surre(a)lit të “mbledhe mirë mendjen”, të mos vijojë të bëjë Ali komikun e Bagdadit, të mos u zgërdhijë dhëmbet qytetarëve, të heq pelevrekët, të vesh kostumin e shtetarit, të dalë nga paranoja e “Sulltanit të madhërishëm”, dhe në detyrim të referencave Kushtetutese dhe ligjore të sipërcituara:
- Të shpall menjëherë gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe të emergjencës civile;
- Të legjitimoj në Kuvend masat shtërnguese të ndërmara ndërkohe ndaj qytetarëve dhe biznesit;
- Në përputhje me nenet 11, 27, 38 dhe 49 të Kushtetutës, si dhe neneve 19, 22 dhe 41 të Ligjit nr. 45/2019, “Për mbrojtjen civile”, të garantojë kompesimet sociale të qytetareve për këtë situatë, si dhe një paketë me lehtësirat dhe mbështetjen ndaj biznesit.
- Të garantojë qytetarët se, pagesat për të semurët, për të karantinuarit, tatimet për bizneset, siguracionet, kreditë bankare, etj, do të kompesohen dhe mbulohen nga buxheti i shtetit.
PD nuk po i kërkon të “shpik rrotën”! Thjeshtë atë që po bëjnë qeveritë e vendeve demokratike, si, USA, Kanada, Kroaci, Slloveni, Greqi, Itali, Gjermani, etj, të cilët/at njëzëri kanë konfirmuar se: “shëndeti dhe jeta e qytetarëve është mbi gjithçka dhe nuk do të kursehet asnjë kosto”.
Së fundmi, e sigurt se nga kryetari Basha, grupi i monitorimit strategjik dhe ekpertëve, etj do vijojmë të gjendemi pranë çdo shqiptari, me mbështetje të pakursyer dhe të pa kushtëzuar, në përballjen me këtë rrezik të përbashkët, si dhe për ti mbrojtur interesat e qytetarëve nga arroganca, arbitrariteti, papërgjegshmëria & cinizmi i qevesisë.
Nga ana tjetër, urojmë përzemërsisht, lutemi dhe besojmë fortë se vetëm të bashkuar por, me përkujdesje sociale dhe shëndetësore të shtuar do të mundemi t`ia dalim, të fitojmë betejën me Covid-19, si dhe do t`i bashkohemi përpjekjeve të botës së qytetëruar deri në fitoren e luftës me këtë pandemi, që është shfaqur si një kërcënim jetik për mbarë njerëzimin!
*Gjeneral ® Piro Ahmetaj,
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD