Gjeopolitika e Shteteve të Bashkuara të Donald Trumpit!

Qysh nga Lufta e Dytë Botërore, megjithëse në alternimin e administratave republikane dhe demokrate, Shtetet e Bashkuara kanë luajtur një rol qendror në krijimin e strukturave mbajtëse të jetës politike ndërkombëtare. Zgjedhjet e muajve të ardhshme do të jenë fidanishte implikimesh vendimtare për kapituj të shumtë në qendër të axhendës globale.

Për pasojë, preokupimi mbizotërues është se, me ardhjen e “The Donald”, të marrë formë një lloj revolucioni në raportin e Shteteve të Bashkuara me pjesën tjetër të botës dhe, për pasojë, të ndryshojë rrënjësisht qasja strategjike e superfuqisë.

Dyshimet kryesore, të ngritura gjatë fushatës elektorale, kanë të bëjnë sidomos me vijueshmërinë e impenjimeve lidhur me çështje mjaft të ndjeshme, si marrëveshja bërthamore me Iranin (JCPOA), Marrëveshja e Parisit lidhur me Kufizimin e Emetimeve të Dioksidit të Karbonit, NATO dhe NAFTA. Si për të konfirmuar frikërat është shtuar firma për daljen nga marrëveshja tregtare TTP.

Por a është vërtet kështu? Për momentin, çdo parashikim lë kohën që gjen dhe merr lehtësisht anën me mohime të pandalshme. Të gjithë vëzhguesit më të kualifikuar, përfshi think-tank e specializuara, ndajnë të njëjtën paqartësi.

Megjithatë, asnjëherë si në rastin e Trump, maturia është e detyrueshme. Si për faktin se të gjithë presidentët e rinj, jo sapo kanë vënë këmbën në Sallën Ovale, janë dalluar prej një hendeku, nganjëherë të madj, midis asaj që është premtuar në fushatën elektorale dhe politikave efektive të tyre, ashtu edhe pse respektivisht paraardhërsve të tij, fituesi i 2016 ka prodhuar një program më të “lehtë” për politikën e jashtme, duke preferuar që ta orientojë fushatën nga “fronti” i brendshëm.

Kështu, idetë e tij në themel janë më të vështira për t’u deshifruar, duke parë që deri më tani ka dhënë deklarata orientuese më shumë sesa propozime politike të mirëpërcaktuara.

Veç kësaj, edhe sikur Trump të konfirmonte vërtet një qasje “revolucionare” ndaj politikës së jashtme amerikane, duhet kujtuar paraprakisht një e dhënë me të cilën do të duhet të krahasohet. Një president i vetëm nuk është në gjendje të gjenerojë ndryshime politike epokale.

Sidomos nëqoftëse gjendet në drejtimin e një superfuqie dhe nëse kjo e fundit është demokracia më e madhe e botës, ku mbizotëron sistemi më efikas i checks and balances të pushtetit politik.

Akoma më e vështirë duket një ndërmarrje e tillë për faktin që jo vetëm partia e tij kontrollon Kongresit, por edhe pse disa ministra të caktuar prej tij – si Sekretari i Mbrojtjes James Mattis (tashmë i konfirmuar në Senat) – kanë pozicione të ndryshme apo shumë më të sfumuara respektivisht të tijave lidhur me disa kapituj kryesorë të politikës ndërkombëtare (NATO, Rusi, Iran, konflikt izraeliano – palestinez).

Korrentet e brendshme në administratën Trump
Për momentin rezulton që prizmi i vetëm i leximit për politikën e ardhshme të jashtme amerikane mund ta nxirret vetëm nga një analizë e vëmendshme e emërimeve të Trump në sektorët kyç të politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare (duke mbajtur parasysh se poste të shumta kyçe, të nivelit menjëherë më të ulët me atë të qeverisë, janë ende në pritje të emërimit).

Një numër komentatorësh është çimentuar tashmë në këtë ushtri. Veçanërisht bindëse është sidomos analiza e Brookings Institutions. Sipas saj, për të mësuar diçka më shumë mbi politikën e ardhshme të jashtme amerikanë, është e nevojshme të mbahen parasysh 3 “korrentet” e mendimit në lëmin e sigurisë kombëtare që dalin nga emërimet e fundit.

Korrenti i parë mund të përshkruhet si “America Firsters”, i përbërë nga ata që e nënshkruajnë strategjinë si strategjinë sipas së cilës gjithçka mund të bëhet çështje negociate, përfshi traktatet tashmë në fuqi ose diplomacia tradicionale e ashtuquajtur “One China Policy” (shtyllë e politikës së jashtme e 50 viteve të fundit në kuadrantin Azi – Paqësor).

Në një vizion të tillë, vënia në diskutim e impenjimeve diplomatike dhe tregtare tashmë të marra do të shërbente për të siguruar konçensione të reja dhe më fitimprurëse në favor të Shteteve të Bashkuara.

Pavarësisht se kjo qasje do ta transformonte politikën e jashtme amerikane në një lloj deal making, shpura e idhtarëve të këtij korrenti është shumë e vogël.

Nëqoftëse tregohet kujdes për t’i dalluar të “pastërtit” nga proteksionistët e thjeshtë në lëmin e tregtisë ndërkombëtare si Wilbur Ross, i emëruar Sekretar i Departamentit të Tregtisë, ndoshta arrihet të numërohet vetëm Steve Bannon, chief strategist kontradiktor i Shtëpisë së Bardhë.

Nuk nevojitet as të kujtohet së shumica dërrmuese e Partisë Republikane është kundër kësaj qasjeje, që do të kishte jetë të vështirë për t’u transformuar në politika konkrete pranë Kongresit.

Korrenti i dytë është ai i “Religious Warriors”. Në rast se është e vërtetë që dy shtyllat e politikës së jashtme republikane pas 11 shtatorit kanë qenë lufta kundër islamizmit fondamentalist dhe ruajtjes së lidershipit amerikan, është e padyshimtë edhe që prej kohësh një shtyllë e tillë e dytë është bërë në një farë mënyrë parësor për shkak të nevojës për të frenuar ambiciet e reja ruse dhe kineze.

Megjithatë, ka që nuk e ka pranuar kurrë këtë ndryshim prioritetesh, duke e konsideruar luftën kundër fondamentalizmit islamik një motiv absolutisht mbizotërues.kjo linjë mendimi, përveçse ndahet me siguro nga pjesa më e madhe e elektoratit republikan të 2016, mund të njihet në rrugëtimin e Michael Flynn, i sapoemëruar në pozicioni kyç të National Security Advisor (rëndësia e këtij posti në arkitekturën institucionale të pushtetit ekzekutiv amerikan nuk është kuptuar gjithmonë siç duhet jashtë vendit).

Bashkë me Flynn, hard liners të tjerë të luftës kundër fondamentalizmit – si gjysmë i panjohuri, por potencialisht influenti Walid Phares, veteran i milicisë kristiane në Liban, apo Michael Ledeen, bashkëautor i librit kontradiktor të Michael Flynn, The Field of Fight – janë përfshirë në listën e këshilltarëve të mundshëm të politikës së jashtme.

Ky grup do ta konsieronte Trump si presidentin ideal për të intensifikuar luftën kundër terrorizmit, megjithëse duke mos ja ndarë krejtësisht tundimet “America First”, veçanërisht ato që kërcënojnë statukuonë e aleancave në Europë dhe në Azi.

Sipas Brookings Institution, idetë e të dyja fraksioneve mbesin vetëm projekte dhe nuk reflektojnë një shkollë mendimi në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Vetë Trump, me tundimet e tij izolacioniste, mund të ketë frikë që të mbetet i mbërthyer nga “Warriors”-at në një luftë të re të padëshiruar në Lindje të Mesme dhe këta të fundit, nga ana e tyre, mund të frikësohen se mos hapjet ndaj Rusisë përkthehen në avantazh të Iranit dhe në një çimpenjim në rajon.

Një preokupim i tillë në disa aspekte është i bazuar dhe nënvizon një kontradiktë tjetër – për momentin e pakuptueshme – në pozicionet e Trump: si të pajtohet një appeasament i mundur me Putinin me sulmin antiiranian ndaj paktit moratorium të përfunduar nga Obama në 2015?

Gjithsesi, Irani mbetet një pozicion kyç jahstëzakonisht delikat, për sa fraktura e vërtetë që përshkon transversalisht si establishmentin politik, ashtu edhe atë të sigurisë kombëtare është ajo midis fajkojve antiiranianë dhe atyre që mendojnë në fakt se është ekstremizmi sunit i markës wahabite (domethënë saudit) armiku i vërtetë.

Problem tjetër, i nënvizuar edhe nga Brookings Institution, është numri i pakët i ekspertëve të politikës së jashtme si midis “Firsters”, ashtu edhe midis “Warriors”.

Së fundi, korrenti i tretë është ai i “tradicionalistëve” të establishmentit republikan. Këta, më të mëdhenjtë në numër, kanë avantazhin që ndajnë qasjen historike bipartisan të konsensusit lidhur me zgjedhjet e mëdha të mbështetjes ndaj ekuilibrave të hegjemonisë amerikane nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore e deri më sot.

Në këtë grup, megjithëse duke dalë nga pozicione nganjëherë mjaft të diversifikuara (fajkoj antikinezë vs. Fajkojve antirusë, unilateralistë vs. multilateralistë, etj.), gjejmë jo vetëm “yjet” si Mitt Romney, James Mattis, Richard Haas, Mike Rogers (në drejtimin e NSA-së), Stephen Hadley, Janet Napolitano, Mike Pompeo (sapo ka marrë emërimin si Drejtor i CIA-s nga Senati), por, në nivel menjëherë më të ulët, edhe pothuajse të gjithë ata që kanë kualifikimet e nevojshme që të mund të mbushin radhët e administratës të denjë për këtë emër.

Sfida e eksponentëve të grupit të tretë është ajo që të futen në radhët e politikës së jashtme në shtratin e sigurtë e konservimit të sistemit të aleancave dhe të pranisë ushtarake globale të superfuqisë.

Është me rëndësi nënvizimi i Brookings Insitution, sipas së cilit, nëqoftëse gjërat qëndrojnë kështu, jo vetëm tri korrentet janë reciprokisht dyshuese dhe potencialisht në konflikt, por edhe se secili mund ta luajë ndeshjen e vendimeve finale në kundërvënie ose në aleancë herëpashere me njërën ose me tjetrën. Prandaj profilohet një ekuilibër mjaft delikat.

Kjo do të shpjegonte një seri kalimesh lidhur me emërimet, në periudhën e tranzicionit, në pamje të parë të errët. Ja Flynn që ka objeksion caktimin e Mattis, eprori i tij në gradë ushtarake, por has në palëvizshmërinë e Trump ndaj zgjedhjes në krye të Pentagonit.

Megjithatë, një emërim i tillë ka shënuar fundin e kandidaturës së Romney në Sekretarinë e Shtetit (me të cilin aksi i tradicionalistëve do të kishte rezultuar i pamposhtur).

Ja kështu të shfaqet, për të mbizotëruar më pas, Rex Tillerson, një “deal-maker” pragmatist me raporte të shkëlqyera ndërkombëtare, por edhe një tradicionalist probabël, që ka pasur mbështetjen e peshave të rënda si ish Sekretari i Shtetit James Baker, ish Sekretarit të Mbrojtjes Robert Gates, eminencës gri të Sigurisë Kombëtare Stephen Hadley dhe ish Sekretares së Shtetit Condolezza Rice.

Me fjalë të tjera, përfaqëson një kompromis ideal në sytë e Trump midis “America First” dhe aparatit, megjithëse imazhi i tij për botën mbetet një e panjohur për publikun e gjerë.

Nga ana e tij, James Mattis është paraqitur si një “fajkua” historik antiiranian. Veç kësaj, “Mad Dog Jim” është kuintezenca e stilit dhe e shpirtit të trupës së Marinsave (që e adhurojnë si legjendë të gjallë të fushatave në Afganistan dhe Irak), aq sa duhet të luajë një funksion thelbësor riekuilibrimi të zgjedhjeve të politikës ushtarake dhe të sigurimit të aleatëve, jo e fundit prej raportit të shkëlqyer dhe të eksperimentuar që e lidh me Shefin aktual e Shefave të Bashkuar të Shtabit, Gjeneralin Joseph Dunford, ish shefi i kabinetit të tij në fushën e betejës së rebelimit iraken në vitin 2005.

Kompletojnë ekipin e National Security John Kelly, i konfirmuar nga senati në krye të Homeland Security, dhe Dan Coats, Senator i Indiana i zgjedhur për rolin mjaft delikat e Director of National Intelligence (DNI), që koordinon 16 agjencitë e inteligjencës. Mund t’i fusim të dy në fraksionin tradicionalist, sidomos Gjeneralin Kelly, ish Komandant i nevralgjikes Southern Command of Armed Forces, përgjegjës për mbrojtjen informatike të vendit.

Nëse dhe sa do t’ia arrijë të shmangë që ekuilibri i brishtë midis tri korrenteve, në zgjedhjet e para serioze për t’u bërë (Siri dhe Iran), të degjenerojë në një luftë të egër për pushtet do të varet në pjesën më të madhe nga vetë Presidenti.

Divergjenca taktike dhe konvergjenca strategjike midis Obamës dhe Trump
Duke u kthyer në pyetjen fillestare, vizioni i rolit të Shteteve të Bashkuara në botë sipas Trump është vërtet kaq i ndryshëm nga ai i Barack Obama? Sigurisht, gramatika e dy presidentëve nuk ka sesi të jetë më e largët dhe stili komunikues ka demonstruar gjithë rëndësinë e tij në 8 vitet e presidencës Obama, pse jo edhe në fushatën e fundit elektorale.

Po aq i ndryshëm është bekgraundi kulturor i tyre, me një Trump bartës të një konceptimi pamëshirshmërisht realisht të botës dhe dukshëm i shtyrë nga një shpirt klasik “kalvinist” të kapitalizmit, ndërsa Obama kërkonte me çdo mënyrë ta mbështillte me një aureolë utopie vizionin liberal të tij (po e shtyjmë për një rast tjetër një analizë të motiveve për të cilat, pavarësisht fjalëve, Obama ka qenë presidenti amerikan më realist i pasLuftës së Ftohtë).

Së fundi lidhur me taktikën do të dukeshin idhtarë opsionesh shumë të largëta midis tyre. Trump nuk e pëlqen multilateralizmin, kurse Obama e ka bërë tiparin dallues të tij. Trump nuk beson në ngrohjen globale, Obama e ka konsideruar gjithmonë si një temë nevralgjike për fatet e botës.

Trump beson në një version të pakushtëzuar të special relationship me Izraelin, kurse Obama nuk ka hezituar të përplaset )me të gjitha maturitë e përkujdesjet e mundshme) me qeverinë Netanyahu (shikohen si pakti mbi moratoriumin bërthamor me Iranin në 2015, ashtu edhe abstenimi amerikan i kohëve të fundit ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për dënimin e vendbanimeve të mëtejshme të kolonëve izraelianë në Cisjordani).

Së fundi, Trump shprehet kundër marrëveshjes për bërthamoren me Iranin, kurse Obama e konsideron si suksesin më të rëndësishëm ndërkombëtar të tij.

Megjithatë, kur flitet për strategji globale, distancat midis të dyve shkurtohen dhe impakti i temperamentit dhe i preferncave personale theksohet shumë. objektivi kryesor i të dy presidentëve, ashtu si i paraardhësve të tyre, është ai i ruajtjes së “momentit unipolar” (me fjalë të tjera, lidershipin amerikan në botë).

Për shkak të pasojave të krizës ekonomike botërore të periudhës 2007 – 2008, si Obama, ashtu edhe Trump, duhet ta ndjekin me më pak resurse në dispozicion nga sa kanë pasur Bill Clinton dhe George W. Bush.

Kështu, për momentin përgjigja e të dyve është shumë e ngjashme: overstretching (zgjerimi i tepruar i impenjimeve respektivisht resurseve ekonomike në dispozicion, për ta thënë me konceptin e famshëm të Paul Kennedy tek Rise and Fall of the Great Powers) dhe, për pasojë, rënia e hegjemonisë amerikane mund të shmangen vetëm nëpërmjet reduktimit të impenjimeve të Shteteve të Bashkuara dhe duke i përqëndruar përpjekjet në zonat jetike për interesin kombëtar.

Në kundërshtim me Clinton dhe Bush që besonin fuqimisht në idenë e “komvbit të domosdoshëm” dhe e kanë përkthyer konkretisht në deep engagement në botë, Obama dhe Trump janë për një impenjim të kalibruar dhe selektiv. Në brendësi të kësaj kornize strategjike, të dy kanë individualizuar të njëjtën zonë jetike dhe të njëjtin konkurrent ndërkombëtar për të ardhmen: kuadrantin Azi – Paqësor dhe Kinën.

Vendimi për të takuar si liderin e parë ndërkombëtar kryeministrin japonez Shinzo Abe dhe telefonata kontradiktore e Trump me presidenten e Tajvanit Tsai Ing-wen, fuqimisht kundër me politikat e afrimit të vendit të tij me Republikën Popullore, vendoset gjithsesi në linjë me Pivot to Asia e Obamës.

Ky impiant i përgjithshëm ka një efekt anësor të dyfishtë të ndarë si nga Trump, ashtu edhe nga Obama. Nga njëra anë, bindja se raporti me aleatët – në mënyrë të veçantë ata europianë – duhet të rikalibrohet në funksion të një predominimi të interesave amerikane, pse jo sidomos edhe një rindarje të drejtë të kostove të sigurisë së përbashkët.

Nga ana tjetër, mosgadishmëria për të ndërmarrë politika të kushtueshme për promovimin e demokracisë.

Për sa i përket të parë, multilateralizmi i Obamës ka rezultuar në fakt vite drite larg nga projekti i Clinton, i cili jo vetëm që nuk u është shmangur gadishmërisë tradicionale amerikane për t’u përfshirë sistematikisht aleatët në zgjedhjet politike (nothing about you without you), por është demonstruar edhe i gatshëm të ndërhyjë në mënyrë të përsëritur në ndihmë të tyre (sidomos në luftërat e Ballkanit).

Në të kundërt, Obama ka kërkuar një qasje multilaterale vetëm kur ka qenë e nevojshme dhe duke u kërkuar aleatëve ndarjen e përgjegjësive dhe të kostove lidhur me ruajtjen e rendit (mbi të gjitha burden sharing në kuadër të NATO-s).

Në mënyrë të ngjashme, Trump ka nisur të ndërveprojë me shtetet europiane duke u shfaqur çinteresim për NATO-n dhe duke ju kërkuar një rindarje më të drejtë të kostove për mbajtjen e saj. Për sa i përket temës së demokracisë, përtej fjalëve, Obama ka demonstruar se nuk beson në nevojën e një përhapjeje të saj për të ruajtur rendin amerikan. Në 8 vitet e presidencës së tij, ka hequr dorë nga promovimi aktiv i saj (duke u dalluar si nga administrata Clinton, ashtu edhe nga ajo Bush), duke u kufizuar në një mbështetje, shpesh vetëm verbale, të revolucioneve nga poshtë (si për shembull në rastin e të ashtuquajturave “pranvera arabe”).

Në të njëjtën mënyrë, Trump duket se nuk beson në politikën e regime change, që e konsideron si të parëndësishme për mbrojtjen e unipolarizmit, por ndryshe nga paraardhësi i tij nuk duket as i preokupuar nga mbështetja publikisht e të kundërtës (do të kishte qenë interesante të vihej në provë Trump përpara një krize si ajo që ka çuar në rrëzimin e një aleati të Shteteve të Bashkuara si Hosni Mubaraku në Egjipt).

Nëqoftëse ku është kuadri i përgjithshme, ku vendosen politikat mbi Putinin, debati për sanksionet ndaj Rusisë dhe denoncimi i appeasement pë rtë cilat presidenti i ri do të ishte në kërkim?

Edhe këtu duhet të bëhet një kërcim prapa në vite, kur në kohërat e fushatës së tij të para presidenciale Obama premtonte reset-in e raporteve me Rusinë, që qenë vënë në krizë nga politikat e administratës Bush.

Më pas, historia na ka thënë se prirja ndaj një qasjeje bashkëpunuese, bashkuar me ngurrimin për të përdorur forcën, e ka bërë Rusinë më agresive dhe shkaktuar ndonjë spirale tensioni të konsideruar nga shumë vëzhgues si një Luftë e Ftohtë e “re”.

Me fjalë dhe qëndrime shumë të ndryshme, presidenti i sapozgjedhur bën në thelb të njëjtin premtim: të reset-ojë raportet me Moskën. Ky vullnet, si në rastin e Obamës, ashtu edhe të Trump, motivohet nga një refleksion i përbashkët: është e kotë të shpenzohen energji për të frenuar sfidantin e vërtetë të së ardhmes, Kinën. Megjithatë, një diferencë thelbësore lidhur me këtë temë haset midis të dyve.

Obama mendonte të gjente një marrëveshje me Putinin, por besonte të mundshëm edhe të siguronte një rikthim në kushtet dhe modalitetet e ndërveprimit të kohës së Boris Jelcinit.

Anasjelltas, Trump është i gatshëm për një shkëmbim: Uashingtoni e pranon primatin rus mbi “hapësirën” passovjetike dhe mbi disa territore menjëherë të afërta me të, ashtu si natyrën jodemokratike të vendeve të kësaj zone, për të siguruar në shkëmbim nga Moska heqjen dorë nga kontestimi i rendit amerikan dhe bashkëpunimi me Pekinin për rrëzimin e tij.

Të panjohurat e mëdha të gjeopolitikës trumpiane
Në përgjithësi, dy të panjohurat e mëdha të Presidentit Trump, që mund të fshehin elementët më të thellë të mosvijueshmërisë me paraardhësin e tij, duken sot:

1) Mundësia që është vënë në diskutim strategjia globale që ka parë Shtetet e Bashkuara protagonistë qysh nga viti 1945 në fushën e mdërtimit, udhëheqjes dhe mbrojtjes së rendit liberal ndërkombëtar (shtyllat e të cilit kanë qenë themelimi dhe konsolidimi i organizatave ndërkombëtare, promovimi i demokracisë dhe ndërvarësia ekonomike);

2) Qasja ndaj problemit të ISIS-it, për sa megjithëse duket se Lindja e Mesme – Afrika Veriore nuk është më zona çernierë e politikës së jashtme amerikane, shpartallimi i Shtetit Islamik është sigurisht themelor për sogurinë kombëtare dhe për imazhin e superfuqisë e të vetë presidentit.

Pa dashur të pritet ecuria e mandatit ose zgjedhjet mid-term të 2018 (që do të japin pulsin e konsensusit të popullit amerikan ndaj zgjedhjeve të Trump), “100 ditët” e para të famshme të administratës së re mund të nisin të na japin disa përgjigje shumë përpara parashikimit./Përgatiti: Armin Tirana, Bota.al

SHKARKO APP