Gjermania në kohët e terrorit
Atentatet në Paris e kanë ndryshuar edhe jetën politike e shoqërore në Gjermani. Ende është e paqartë se cilat do të jenë pasojat.
E papritur që tregjet e krishtlindjeve të kthehen në simbol të paqes. Ministri i Brendshëm kristiandemokrat, Thomas de Maizière u bëri thirrje (18.11) gjermanëve të vazhdojnë të marrin pjesë në aktivitete, në stadiumet e futbollit dhe të shëtisin nëpër tregjet e Krishtlindjeve. Autoritetet e sigurisë janë "vigjilente dhe të përgatitura mirë". Kësisoj menaxhuesit e tregjeve të Krishtindjeve në mbarë vendin kanë shpallur masat e veta të sigurisë deri tek ndalimi i çantave të shpinës. Patrullat e policisë janë intensivisht në shërbim, thuhet p.sh. në Berlin.
Kohët ndryshojnë. Në vitet e kaluara autoritetet njoftonin me krenari pothuajse në mënyrë rutinë për angazhimin e policëve civilë kundër "bandave të hajdutëve të xhepave" në valën e dyndjes së Krishtlindjeve në kryeqytet. Ndërsa tani pikërisht prania e uniformave duhet t'i qetësojë vizitorët.
Gauck bën fjalë për një "lloj të ri lufte"
Vërtetë që tregjet e Krishtlindjeve në mbarë vendin i japin një impuls turizmit e prej kohësh ato janë një biznes që qarkullon miliarda. Por veçanërisht tani pas atentateve në Paris dhe frikës prej Hanoverit ato janë kthyer në simbol. Simbol i normalitetit dhe i lirisë, kujtim ndaj një jete para frikës. Në këtë mënyrë ato janë disi edhe në linjën e qeverisë federale. Kursi i së cilës, gati një javë pas sulmeve në zemër të kryeqytetit francez, mund të fiksohet tek një fjalë: luftë.
Kancelarja Angela Merkel dhe anëtarët e kabinetit qeverisës flasin për shumë gjëra, por jo për luftë. Ndërkohë që nuk kishin kaluar as 48 orë pas Parisit, presidenti Joachim Gauck përdori pikërisht këtë term. Për "kohë, në të cilat ne vajtojmë viktimat e një lloji të ri lufte" tha ai gjatë përkujtimit në ditën e zisë popullore në parlament. Vështirë të hamendësosh, se në sfondin e lajmeve aktuale riformulimi i këtij paragrafi në kushtet e mungesës së kohës është konsultuar me ndokënd në qeveri.
Merkel prefereon më mirë të bëjë flajë për "përndjekje të dorasve"
Kancelarja qysh në fillim të krizës aktuale iu përmbajt një kursi tjetër. Kur ajo të nesërmen u shpreh publikisht pas – siç theksoi Merkel – "njërës prej netëve më të tmerrshme, që ka përjetuar Europa prej një kohe të gjatë", ajo bëri fjalë për "përndjekje ndaj dorasve" dhe për "luftë të përbashkët kundër terroristëve". E gati me ton përbetues ajo tha: "Ne e dimë, që jeta jonë e lirisë është më e fortë se çdo terror." Katër ditë më pas kryetarja e qeverisë u shpreh sërish. Në kancelari ishin zhvilluar disa mbledhje të "kabinetit të sigurisë", ndeshja e kombëtareve gjermane dhe holandeze në Hanover ishte anuluar në një atmosferë nervoziteti të lartë, në Paris ndërkohë po kryhej operacioni i forcave të sigurisë kundër terroristëve.
20 fjalitë e deklaratës së Merkelit sqaruan "fushën e tensionit të lirisë dhe sigurisë". Këtë linjë ndjekin të gjithë ministrat e saj. Qoftë ministri i Brendshëm Thomas de Maizière ndonjëherë në dukje i pasigurtë në përzgjedhjen e fjalëve, apo ministrja e Mbrojtjes Ursula von der Leyen, apo edhe ministri i Drejtësisë Heiko Maas, që flet në të gjitha kanalet mediatike. Në intervistë për DW ai bën fjalë për sulme "ndaj të gjithëve dhe ndaj mënyrës si jetojmë ne në një shoqëri të lirë, me liri mendimi, me liri besimi, me respekt e tolerancë ndaj të tjerëve". Maas në shprehje duket si një nxënës shembullor i Merkelit.
E megjithatë sërish një koalicion i madh
Fakti që të enjten (19.11) edhe nga Maputo i largët në jug të Afrikës u shpreh edhe ministri i Jasahtëm gjerman, tregon, se kursi gjerman "siguri, liri – jo luftë" po gjen mbështetje. Socialdemokrati Frank-Walter Steinmeier u përbetua për "bashkimin gjermano-franhcez të radhëve" dhe tërhoqi vëmendjen, se: "Fjalët e solidariteti janë të rëndëishme, por nuk mjaftojnë." Gjermania mundet "në shumë pika të avancojë shpejt krah për krah Francës". Steinmeier ndër pikat e ndryshme që ka parasysh përmend edhe angazhimin e Ushtrisë Gjermane në (Malin e trazuar), por nuk bën fjalë për luftë dhe as për misione lidhur me Sirinë. Kjo nuk pritet do ta zbusë ndopak qendrimin kritik të Parisit ndaj Gjermanisë.
Megjithatë koalicioni i madh qeverisës, që grindej prej javësh lidhur me qendrimn ndaj çështjes së refugjatëve, sërish mbetet një koalicion i madh. Madje edhe në radhët e kristiansocialëve – partisë simotër të kristiandemokratëve të kancelares – që kishin ngritur krye me kritika kundër Merkelit për shkak të hapjes së kufijve, gjatë kongresit të partisë në Mynih mrëmjen e së premtes u ndoq me seriozitet fjala e kancelares. E sigurtë është, që ajo duke folur aq shumë për domosdoshmërinë e sigurimit të kufijve të jashtëm Shengen do t'i bëjë për vete kristiansocialët.
Shqetësimi rritet – edhe frika?
Kjo është paraqitja më e madhe publike e kancelares pas Parisit. Sondazhi i së premtes në ARD tregoi, se terrori dhe anulimi i ndeshjes së futbollit i ka influencuar fare pak qendrimet e zgjedhësve dhe se gjermanët me shumicë dërmuese janë për përforcimin e masave të sigurisë në vend. Kjo nënkupton shqetësimin dhe frikën. Por është e sigurtë, që në javët e ardhshme shumë ministra do t'i vizitojnë tregjet e Krishtlindjeve.
DWelle