Gjermania – vendi i parë që do të vizitojë Emmanuel Macron

Presidenti i ardhshëm francez Emmanuel Macron do të vizitojë pak pas ardhjes në postin e ri Gjermaninë. Ndërsa kancelarja Angela Merkel i gëzohet bashkëpunimit.

Presidenti i ri i Francës Emmanuel Macron do ta marrë këtë post deri të dielën e ardhshme nga paraardhësi i tij François Hollande. Ndërsa udhëtimin e tij të parë jashtë vendit si president ai do ta realizojë në Gjermani, thotë eurodeputetja Sylvie Goulard. Dilema e vetme është nëse Macron më parë do të vizitojë trupat franceze të stacionuara jashtë vendit, apo menjëherë do të shkojë në Berlin dhe të takohet me kancelaren Angela Merkel.

Merkel i gëzohet takimit

Kanclerja Angela Merkel i gëzohet takimit me presidentin e ri Macron dhe shpreson vazhdimin e marrëdhënieve të mira në frymën e miqësisë gjermano-franceze, tha zëdhënësi i saj Steffen Seibert. Ndërsa vetö Merkel theksoi se “Franca dhe Gjermania duhet të udhëheqin Bashkimin Evropian drejt një të ardhme të sigurt”.

Treffen der deutschen und französischen Finanz- und Wirtschaftsminister (Reuters/T. Peter)

“Këto dy vende kanë një lidhje shumë të rëndësishme mes tyre. Unë i gëzohem shumë bashkëpunimit me presidentin e ri Macron”, theksoi Merkel të hënën në Berlin. Por Merkel për momentin është e përmbajtur ndaj kërkesave që Gjermania të mbështesë edhe më shumë qeverinë e re franceze. Gjermania do të ndihmojë që të ulet edhe më shumë numri i të papunëve, në veçanti numri i të rinjve të papunë. Presim që së pari të njihemi me përfytyrimet dhe kërkesat e Macronit, tha Merkel.

Gjermania partnere e mirë dhe e sigurt

“Franca ka nevojë për rezultate konkrete në rrafshin ekonomik, uljen e papunësisë dhe integrimin”, nënvizoi kancelarja gjermane duke shtuar se qeveria gjermane është gjithmonë e gatshme për ndihma në këtë aspekt. “Por mbështetja gjermane nuk mund të zëvendësojë politikën franceze”, tha Merkel, e cila fitoren e Macronit ndaj nacionalistes Marinne le Pen e ka quajtur të mrekullueshme dhe shumë të rëndësishme për Evropën.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se Gjermania do të jetë një partnere e mirë dhe e sigurt në anën e presidentit të ri Macron. Ndërsa kandidati i socialdemokratëve për kancelar, Martin Schulz uroi francezët për zgjedhjen e mirë dhe shtoi se tani ka ardhur koha që të bëjmë “një Evropë edhe më të mirë”.

SHKARKO APP