Gjoba nuk iu hyn në sy këtyre trimave të papërgjegjshëm shqiptarë

Nga Edmond Arizaj –

Ja dhe ajo qe kisha frike: Papergjegjshmeria shqiptare e nxorri koken.

1) Kthehet nga Italia, nga pjesa e infektuar, nuk zbaton detyrimin per karantinim dy javor, por del e shetit me shoqerine

2) Kthehet nga Italia, pjesa e infektuar rende, semuret, shkon ne spital, nuk u tregon mjekeve se ka pasur nje histori udhetimi ne vendin me problematik nga koronavirusi

3) Kthehen cift nga Italia, zone me te kuqe, as karantine, as lajmerim, asgje, bejne qoka dere me dere tek te afermit, komshijte, te njohurit, miqte…(do Zoti nuk do jete kjo Kondominoja jone)…

Keto jane vetem tre raste te papergjegjshmerise shqiptare diten e sotme.

Si mund t’i bindesh keta njerez qe nuk vene vetem veten ne rrezik, por edhe gjithe te tjeret, edhe familjaret e tyre.

Cfare mendojne me vete: qe eshte loje? Qe ata te vdekurit ne Itali do ngjallen prape? Qe italianet po rrine nje muaj brenda ne shtepi se i ka marre malli per muret?

Se po ia fusin policise dhe mjekeve duke mos iu bindur? Se kete “gripin kinez” do e mundin me raki mani ne mejhanen e fshatit?

Ca dreqin mendojne?! Se jane budallenj kinezet, italianet, gjermanet, francezet, spanjollet, amerikanet, britaniket qe kane urdheruar mbylljen, izolimin?

Duan ta provojne ne kurriz qe ta besojne? Epo kjo nuk eshte pune pickimi qe te dalesh nga enderra ore shqiptare trima.

Perpara se te vije ne kurrizin tuaj, ju ia keni shperndare edhe nja 30-40 te tjereve.

Eshte njesoj si plagosje me dashje, ne rastin me te mire.

Edhe besoj, pas këtyre rasteve, qe te mos behet udhe, keshtu duhet trajtuar nga autoritetet, jo me gjobe, se gjoba nuk na hyn ne sy.

SHKARKO APP