Gjobëvënësit e politikës!
Nga: Artur Ajazi
Ajo ç’ka sot konstatohet lehtësisht nga çdo shqiptar, është fakti se, një pjesë e politikës në Shqipëri, po e përdor misionin e saj për “gjobëvënie”. Eshtë e turpshme tek dëgjon politikanë me vjetërsi 32 vjeçare në fushën e tyre, tek rreken të baltosin dhe bëjnë pis, çdo strukturë të shtetit, ministra, deputetë, kryetarë bashkish, dhe nuk harrojnë edhe kryeministrin.
Ata janë me “veshët e ngritur” dhe nuk harrojnë asnjë detaj thashethemesh, duke ngritur akuza, duke bërë denoncime bajate, duke u turrur ndaj SPAK-ut, Prokurorive, Gjykatave, duke dashur të bëjnë pis gjithë shtetin. Këta gjobëvënës, me kostumin dhe petkun e “politikanit”, “kryetarit të partisë” apo dhe deputetit “opozitar”, janë sot “druri i shtrëmbër” që po dëmton lirinë, demokracinë, drejtësinë, integrimin, dhe janë gati të shesin interesat e vendit, për të mbrojtur lëkurën, pasurinë dhe postin e tyre.
Ata ishin të parët që “fërkuan duart” edhe kur u bë protesta e grekërve në Himarë. Pasi përzgjodhën qëllimisht mes shumë emrave Fredi Belerin (një turp e skandal kombëtar) për Himarën, gjobëvënësit e politikës më të turpshme të Shqipërisë, kishin guximin të nisnin drejt Jugut ditën e protestës, emisarët e tyre, ata që sa kishin dhe ishin në poste shtetërore, nuk lanë gjë pa bërë, pa zhvatur dhe ndyrë, duke shkelur ligjin, dhe shpërdoruar detyrën.
Nëse keni dëgjim të dobët ose zhurmë në veshët tuaj, mos i lini asgjë rastësisë por veproni në mënyrë parandaluese. Ekspertët rekomandojnë ta pini dy herë në ditë
Ata sot janë bishta të gjobëvënësve, janë ushtarë të bindur emisionesh, “analizash politike”, duke hedhur “ide novatore” dhe duke trumbetuar me të madhe “rikthimin e opozitës në pushtet”.
Ata ashtu si shefat e tyre, gjobëvënësit me kollare, vendosin gjoba, vendosin kushte “për të mos akuzuar dhe denoncuar”, duke kërkuar favore, leje ndertimi, tendera, etj. Kjo pjesë e ka ndyrë politikën në Shqipëri. Por më e keqja është se, edhe drejtësia e re, nuk po arrin në nivelin e duhur, nuk po shkon deri tek gjobëvënësit e politikës, tek ata që orkestrojnë klanet dhe segmentet më famëzeza të ish-pushtetit të dikurshëm. Gjobëvënia si “zanat”, është kthyer në normalitet tek pjesa më destruktive e politikës në Shqipëri.
Ata bëjnë jetë sheikësh, jetojnë mes luksit dhe milionave, dhe vazhdojnë të qetë, të vendosin gjoba, të vendosin kushte, të mbajnë peng partitë e tyre, duke mashtruar mbështetësit fanatikë. Shtatori apo Tetori, duhet medoemos të sjellë “stinën” e ndryshimeve. Drejtësia e re duhet patjetër të përshfaqë para shqiptarëve të dëshiruar për drejtësi dhe zbatim ligji, rezultatet e shumëpritura. Nuk mund të ecet më tej, drejt rrugëtimit Europian, me gjobëvënësit e politikës.
Ndaj Shtatori le të jetë pikënisja e një kapitulli të ri, që do tu tregonte shqiptarëve se, ja vlejti investimi për një drejtësi të re dhe të barabartë.