Greqia zbut tonet me Shqipërinë
Greqia ul tonet dhe shprehet e gatshme te bashkëpunoje per zgjidhjen e mosmarrëveshjeve te krijuara muajt e fundit me Shqipërinë, veçanërisht per çështjen e kufirit detar. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, deklaroi se ka gati nje pakete propozimesh per zgjidhjen e te gjitha problemeve qe ekzistojnë ne raportet mes dy vendeve.
“Ne kemi predispozicionin t’i zgjidhim problemet dhe të kapërcejmë çdo vështirësi. Planifikojmë të propozojmë ditët e ardhshme një paketë zgjidhje për të gjitha problemet, që do të jetë realiste, shpresëdhënëse dhe në dobi të të dy popujve. zgjidhja e propozuar do të jetë larg nacionalizmave të tipit ballkanik dhe sjelljeve me të cilat prodhohet më shumë histori nga sa mund të konsumojë rajoni”, tha Kotzias.
Gjate nje fjalimi nje qendrën e studimeve europiane te Universitetit te Oksfordit, te fokusuar ne politiken e jashtme te Athines Kotzias, tha se ekzistojnë shumë probleme nga e kaluara dhe për shkak të pikëpamjeve të një pjese të lidershipit shqiptar, si mos zbatimi i atyre, për të cilat është rënë dakord, kundërshtimi i zbatimit të dispozitave të së drejtës ndërkombëtare, apo të drejtat e minoritetit grek. Shefi i diplomacisë greke u ndal edhe tek lehtësirat per emigrantet shqiptare.
“Greqia është vend qe ka pritur shumicën e emigranteve shqiptare dhe një pjese e madhe e GDP te vendit vjen prej tyre, Jemi me fat qe i kemi ne shoqërinë tone. Ne universitete tona çdo vit nder studentet me te mire janë renditur fëmijët e emigranteve shqiptare. Po miratojmë nje ligj qe u jep fëmijëve te emigranteve te drejtën e shtetësisë greke”,përfundoi ai.
Kjo është deklarata e pare e zbutur pas reagimeve te ashpra te Athinës pas notes se protestës se Tiranës zyrtare për çështjen e kufirit detar dhe zgjedhjes se kryetarit te PDIU, Idrizi ne postin e nënkryetarit te kuvendit./Vizionplus