Grushti ne Stamboll, a eshte ky qellimi i ushtrise?
Nga Blendi Fevziu/
Turqia ka humbur qetesine dhe stabilitetin fals dhe vendi eshte ne kaos te plote. Lajmet e mediave kryesore njoftojne se ne vend po zhvillohet nje grusht shteti, nderkohe qe per suksesin e tij ka ende lajme kontradiktore. Nese i referohesh Kryeministrit te vendit grushti ka deshtuar, por nese i referohesh disa mediave perendimore, ushtria ka marre ne dore pushtetin politik ne vend.
Eshte ende heret per te bere nje konkluzion dhe nderkohe qe ky shkrim po postohet, zhvillimet jane ende ne kulm te tyre. Por pyetja e pare qe te vjen nder mend eshte: cili eshte objektivi i grushtit te shtetit dhe a ka lidhje ky zhvillim me historine e grushteve te shtetit ne Turqi qe nga koha Qemalizmit? Misha Glen, nje gazetar i famshem i BBC dhe autor i nje libri te famshem te historise se Ballkanit ka postuar pak minuta me pare pyetjen: Grusht shteti ne Turqi, ne emer te Gylenit apo Qemalizmit?
Thene ndryshe, Misha Glen ka pyetur nese grushti i shtetit synon kthimin mbrapa ne parimet shekullare te percaktuara nga Mustafa Qemali dhe qe perbejne trashegimine dhe amanetin e tij politik, apo synon vijimin e nje politike me te thelle islamike.
Pyetja eshte mjaft e rendesishme ne nje vend ku shekullarizmi i mbeshtetur nga gjysma e popullsise dhe dominues ne qytete, po kercenohej nga politika e Erdoganit. Ne vend po percaktohej nje kurs i ri, qe nuk dihej se ku do ta conte vendin dhe qe binte ndesh me orientimin e Republikes se krijuar nga Mustafa Qemali ne fillim te viteve ’20. Tradicionalisht, ushtria eshte konsideruar ne ate vend si nje garante e parimeve Qemaliste. Turqia ka njohur disa grushte shteti, me protagonizem Shtabin e Pergjithshem te Ushtrise.
Ne vitin 1960, me 1971 dhe 1980 ushtria ka nderhyre per te ndalur kursin e afrimit te qeverive turke me Bashkimin Sovjetik. Shembulli me i mire i ndeshkimit ne keto grushte shteti ishte socialisti Adnan Menderez i cili u ekzekutua pas nje grushti shteti me 1960 nderkohe qe pritej te vizitonte Mosken. Grushti i fundit i Shtetit i vitit 1997 rrezoi nga pushteti Erbakanin, kryetarin e Partise se Erdoganit.
Ai u akuzua per devijim te kursit shekularist te Turqise. Partia e tij u shpall e jashteligjshme per nxitje te ekstremizmit islamik dhe vete Erbakan perfundoi ne burg. Qe nga ajo kohe, Erdogan arriti te ringrihet dhe ne disa tentativa triumfoi mbi ushtrine. Ai kreu disa arrestime dhe denime ne ushtri, por gjithnje ndihej i kercenuar prej saj. Se c’po ndodh keto caste ne Turqi eshte e veshtire te thuhet, por ky eshte grushti i gjashte i shtetit ne Turqi. Cili do jete qellimi i tij dhe sa i suksesshem do jete, na duhet te presim qe te kemi nje pergjigje!