Gunther Krichbaum ndez debat në Tiranë

Pak ditë para vizitës së kryeministrit Edi Rama në Berlin, qëndrimi i deputetit të CDU-së, Gunther Krichbaum për moshapjen e negociatave me Shqipërinë ka shkaktuar mjaft reagime.

Zhgënjim për qeverinë shqiptare. Deputeti i CDU-së në Tiranë, Gunther Krichbaum flet me tone të qarta: Nuk ka negociata pa plotësimin e 7 kushteve. Deklarata e deputetit të CDU-së, Gunther Krichbaum, kryetarit të komisionit parlamentar për Europën në Bundestag të enjten (25.11) për mosplotësimin e kushteve të nevojshme nga ana e Shqipërisë për të hapur negociatat, ka shkaktuar mjaft reagime në Tiranë.

Krichbaum është shprehur hapur në Tiranë, se do të kërkojmë nga qeveria federale, mosçeljen e negociatave me Shqipërinë derisa të plotësohen kushtet e kërkuara në të ashtuquajturën, dokumenti i 7 pritshmërive. Sipas tij qeveria gjermane nuk do mund të shprehet pa marrë miratimin e Bundestagut.

Debati që ndezi deklarata e Krichbaumit në Tiranë lidhet edhe me vizitën e pritshme të kryeministrit, Edi Rama në Berlin, më 28 nëntor. Nëse takimi i Edi Ramës me kancelaren Merkel do të sjellë ndonjë të re më pozitive për Shqipërinë, se deklaratat e forta të Gunther Krichbaum, kjo mbetet të pritet.

SHKARKO APP