Gurali Brahimllari: Reagim mbi vendimin e Gjykatës Italiane të Kasacionit, të datës 29 Shkurt 2024

Reagim mbi vendimin e Gjykatës Italiane të Kasacionit, të datës 29 Shkurt 2024

Nga  Avokat Gurali Brahimllari (Magjistrat, ish gjyqtar)

Keto dite vemendja  e te gjithë magjistratve dhe avokateve, jo vetëm  në Itali, por  edhe në vendet e tjera te Bashkimit Europian ishte perqendruar ne vendimmarrjen e Sesioneve të Bashkuara te Gjykates se Kasacionit, mbi temën e administrimit të mesazheve të koduara në platformën SKY-ECC, në proceset penale.

 Eshte fakt i ditur tashme se  seksionet e veçanta të kasaj gjykate kanë patur  qasje të ndryshme në lidhje me vlefshmërinë e procedurës së marrjes së këtyre mesazheve nga autoritet gjyqësore Franceze si dhe për përdorimin e tyre në proceset penale që po zhvillohen në Itali. Sipas pyetjeve të shtruara nga seksionet e veçanta, qëndrimet mund të përmblidhen në dy versione kryesore:

Njëra qasje anon nga perceptimi se përderisa të dhënat e traskipteve të përgjimeve të kryera nga autoritet franceze janë marrë sipas  Urdhërit Europina të Hetimit, vlefshmëria e tyre nuk mund të vihet në diskutim  nga autoritet gjyqësore Italiane, sepse ato janë verifikuar nga një gjyqtar i vendit europian.

Në mbështetje të kësaj qasje konfirmohet qëndirmi se traskiptet e bisedave të ardhura nga autoritet franceze janë “prova statike”, të llojit dokument, prandaj janë të përdorëshme në proceset penale Italiane.

Ndërsa qasja  e dyte bazohet në argumentin se, edhe pse transkiptet e përgjimeve të realizuara nga autoritet franceze, janë kërkuar dhe marrë prej autoritet gjyqësor Italian sipas Urdhërit Europina të Hetimit, ligjëshmëria e formimit të tyre në France duhet të verifikohet nga autoriteti gjyqësor Italian, sipas parimit “lex locy” është mbi “lex fori”. Prandaj  është vënë në diskutim ligjëshmëria e  përftimit të tyre në Francë,  sepse mjetet proceduriale dhe teknike të  përdorur atje,  nuk lejohen nga legjislacioni i brendshëm Italian. Për këtë qasje është mbajtur edhe qëndrimi se masazhet e ardhura nuk janë prova  statike dhe me dokument, por janë rezultate të përgjimeve të cilat janë të papërdorëshme sipas Kushtetutes dhe ligjit procedurial Italian 

Diten e sotme u be publik informacioni i perkohshem i  kësaj Gjykate, duke u pasqyruar menjehere ne shtypin vendas. Madje nuk kanë munguar edhe shkrimet entuziaste per zgjidhjen e dilemes se perdorimit te tyre ne procest penale,  sikurse del edhe nga faqja online e gazetes “La Republika” , e cila pas përshkruan pjesë të dispozitivit të vendimit dhe anatemon “mafian shqiptare” si përdoruese të tyre arrin në përfundimin se “bisedat mund të përdoren biseda. Loja mbaroi (Game over).”

Ky shkrim po gjen vend edhe në disa media shqiptare në faqjet e tyre oline (si psh  “MCNTV).

Por ne fakt sipas informacionit të  përkohshëm të publikuar nga Gjykata e Kasacionit per zgjidhjen e  problematikave të shtruara kam bindjen se “loja nuk ka mbaruar” as në Itali e as gjetiu.  Për më teëpr ende nuk është bërë publik arsyetimi i këtij vendimi të shumëpritur, në të cilën do të ketë shtjellime  të gjëra në lidhje me çështjet e së drejtës që janë vënë në diskutim.  Prandaj jam i bindur se Prokurorët Italian nga njera ane dhe mbrojtësit e të arrestuarve nga ana tjetër, kanë filluar të verifikojnë përmbajtjen e dispozitave proceduriale që janë mbajtur në konsderatë nga Seksionet e Bashkuara për dhënien e vendimit të sipërcituar.

Duke vlerësuar të rëndësishme për opinionin publik, ndikimin e këtij vendimi në fatet e proceseve penale që po zhvillohen në vendin tonë, pa mohuar faktin se jam mbrojtës i njerit prej të paraburgosurve, vlerësova të ndaj me Ju qëndrimin tim sa vijon:

Së pari : Jurisprudenca e Gjykatës së Kasacionit në Itali, edhe pse nuk është  e zbatueshme në mënyrë tëdrejtpërdrejtë, në proceset gjjyqësore që zhvillohen në vendin tonë( sikurse janë  Vendimet e Gjykatës së Strasburgut), përsëri kjo jurisprudencë ka qenë dhe është shumë e rëndësishme për dhënien e drejtësisë, jo vetëm për shkak të profesionalizmit të spikatur dhe integritetit të  lartë, të anëtarëve të saj, por edhe të ngjashmërisë  së instituteve më të rëndëishme të së drejtës tonë proceduriale me atë Italiane(madje ligji Italian ka shërbyer si model për hartimin e  kodit tonë).

Prandaj vendimi i siperpermenduar do të ketë ndikim në qartësimin e autoriteve tpona gjqyësopre dhë në qasjen e mbrojësve në proceset penale  që bazohën në të dhënat e Sky ECC të ardhura nga autoritet franceze, por duke e vlerësuar atë më përmbajtjen e legjislacionit të aplikueshëm në Shqipëri .          

Së dyti: Instrumenti Ndërkombëtar i përdorur nga autoritete gjyqësore Italiane për marrjen e të dhënave të Sky ECC nga Franca është Konventa e Bashkimit Europian “Për ndihmë të ndërsjelltë nëfushën penale” të miratuar në vitin 2000, dhe Direktive nr 41/2014 e BE për “Urdhërin Europian të hetimit”. Principet e këtyre instrumenteve janë poertej besuehsmërisë dhe respektit reciprok, ndërsa bashkëpunimi ndërkombëtare mnes vendeve të BE njohert ehde si “Bashkëpunim i madh”

Ndërsa në rastin e procedimeve penale në vendin tonë, Prokuoria e Posaçme ka zbatuaar Konventën e Këshillit të Eurpoës të vitit 1957 “Për ndihme të ndërsjelltë në fushën penale” dhe dy protokollet shtesë, e cila njiohet edhe si “bashkëpunim i  vogël” dhe këkron si domosdoshmërië zbatimin e parimit se “Të dhënat e marra me letërprosi nga autoritet i huaj kanë vlerë dhe muind të përdoren në proceset penakle në Shqipëri nëse ato janë marrë në përputhje me legjislacionin shqiptar” . 

Për me tepër që autoritet gjyqësore Franceze, Gjykata e Apelit në Paris, ekzekutimin e letërprosisë dhe përgjigjen  e saj për autoritet tona gjyqëssore e ka mbështetur në një tjetër instrument ndërkombëtar sikruse ëhstë Konenta e OKB “Për luftën kundër treafikimit të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” të nënshrkuiar në Vjenë në vitin 1988.

Për rrjedhojë, ndryshe nga autoritet gjyqësore Italiane apo ato të çdo vendi tjetër të BE-së, autoritet shqiptare nuk mund të mos verifikojnë ligjshmërinë e formimit dhe marrjes së provave nga autoriteti gjyqësor francez, në raport me përcaktimiet e ligjit procedurial dhe të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Së Treti: Edhe në vendimin e datës 29/02/2024, Seksionet e Bashkuara të Gjykatës së Kasacionit kanë konkluduar se të dhënat  e ardhura nga autoritet Franceze, janë REZULTATE TË PËRGJIMEVE.

Ky përfundim del i qartë kur Gjykata është përgjigjur në mënyrë POHUESE pyetjes së parë të shtruar në vendimin e datës 15/01/2024 “ nëse marrja, me anë të një urdhri hetimi evropian, të rezultateve të përgjimeve të urdhëruara nga një autoritet gjyqësor i huaj, në procedurat e veta, në një platformë të koduar IT dhe në kriptofona integron hipotezën e rregulluar në legjislacionin kombëtar, nga arti . 270 kod. proc. penale.” 

Duke iu refruar neni 270 të K.Pr.Penale Italiane rezulton se rregullon përdorimin e rezultateve të përgjimeve në procese të tjera penale . Edhe pse Gjykata nuk ka vënë në diskutim nëse janë rastet e parashikuara nga ligji italian  për ndalimin e përdorimit të rezultateve të përgjimit të parashikuar në nenin 271 të K.P.Penale Italiane,  këtë do ta bëjnë gjykatat më të ulta, nëse e këkrojnë avokatët mbrojtës sipas përgjigjës që është dhënë në vendim për pyetjen e fundit. 

Gjithsesi, duke bërë një krahësim të thjeshtë të këtyre dispozitave proceduriale Italiane me dispozitat referent të Kodit tonë procedurial, nenet 225 dhe 226 të tij, rezulton se mes tyre, ka ndryshime thelbësore. Mjafton të theksojmë se në nenin 226 të K.Pr.Penale përcaktohet qartësisht se “ Rezultate e përgjimit nuk mund të përdoren kur janë bërë jashtë rasteve të lejuara nga ligji ose kur nuk jane respektuar dispozitat e këtij seksioni”  – të cilat nuk lejojnë në asnjë rast dhe për asnjë arsyet përgjimin masiv apo përdorimin e mjetit teknik të përgjuesit kompjuterik  të përdorur në Francë.

Së katërti: Edhe kur ka konkluduar për konsiderimin e transkipteve të përgjimeve si provë me dokument, Gjykata e Kasacionit në Itali referohet dispozitave proceduriale të vendit të saj të cilat nuk gjenden në kodin tonë të procedurës penale.

Kështu për përgjigjen e pyetjes së parë të vendimit të datës 03/11/2023 , Gjykata ka konkuduar se “transferimi i përmendur më sipër bie në kuadrin e marrjes së dokumenteve të një procedimi penal, i cili, në varësi të natyrës së tyre, alternativisht e gjen bazën në nene. 78 në dispozicion att. kodi proc. penale., 238, 270 kod. proc. Penale, dhe, si e tillë, respekton artin. 6 i Direktivës 2014/41/BE ;

Duke pritur arsyetimin e Gjykatës për këtë zgjedhje, sjellim në vemendjen e të interesuarve se nga  analiza e dispozitave të referuara më sipër del se:- neni 78 mbiDispozitat për zbatimin e kodit të procedurës penale”, përcakton se “1. Dokumentacioni i akteve të një procedimi penal të kryer nga një autoritet gjyqësor i huaj mund të sigurohet në bazë të nenit 238 të kodit. 2. Veprimet  e papërsëritshme të kryera nga policia e huaj mund të përfshihen në dosjen e gjykimit me pëlqimin e palëve ose pas marrjes në pyetje të dëshmitarit të autorit të tyre, të kryera edhe me letërporosi jashtë vendit në pyetje të kryqëzuara.

 -neni 238 parashikon se “1. Marrja e raporteve të provave nga procedimet e tjera penale lejohet nëse ato janë prova të marra gjatë seancës provuese ose gjatë gjykimit.”

Duke verifikuar përmbajtjen e legjislacionit tonë procedurial rezulton se nuk gjendet një dispozitë e ngjashme me atë të nenit 78 mbi “Dispozitat për zbatimin e kodit të procedurës penale” italiane, ndërkohë që  neni 238 i K.Pr.Penale italiane  ka si dispozite referente nenin 193 të Kodit tonë procedurial, i cili jo vetëm në përmbajtje, por edhe në titull ka përcaktim, thebësisht të ndryshëm,  sepse rregullon “Marrjen e procesverbaleve të procedimeve të tjera”.

Prandaj sipas legjislacionit tonë procedurial nuk gjendet asnjë dispozite  që të justifikojë qasjen mbi konsiderimin e transkipteve tyë përgjimeve si prova me dokument.

Për më teëpr theksojmë se Gjykata Supreme e shtetit fqinjë, në vendimin e datës 29/2/2029,  është përgjigjur në mënyrë POHUESE pyetjes së përbashkët të vendimeve të datave  03/11/2023 dhe 15/01/2023 :  Nëse përdorshmëria e rezultateve të hetimit të përmendura në pikën a) më sipër i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor në shtetin që lëshon urdhrin evropian të hetimit, duke përcaktuar se  “autoriteti gjyqësor (juridic) i shtetit që lëshon urdhrin evropian të hetimit duhet të verifikojë respektimin e të drejtave themelore, duke përfshirë të drejtën e mbrojtjes dhe garantimin e një gjykimi të drejtë”.

Ky përfundim shpresojmë  që të ketë impakt mbi Prokurorinë dhe Gjykatat e Posaçme, të cilat janë treguar refraktare ndaj kërkesave të mbrojtjes për njohjen e akteve  dhe marrjen e kopjeve të tyre.

Nën sqarimet e dhëna edhe nga ky Vendim i Gjykatës së Kasacionit  kërkohet që autoritet tona gjyqësore, të përmbushin kërkesën e përsëritur të  mbrojtjes për të marrë dijen mbi mënyrën proceduriale të formimit të provave nga autoritet gjyqësore franceze, duke dërguar letërporosi për marrjen e vendimeve gjyqësore që kanë lejuar përgjimin e abonentëve të Sky ECC si dhe të akteve të tjera proceduriale apo veprimeve të papërsëritëshme si kqyrjet, kontrollet sekuetrimet etj, të kryera nga autoritet francize gjatë kohës që kanë ndërhyrë në fluksin e bisedave të përgjuara.

 

SHKARKO APP