Hakerat rusë akses në email-et e presidentit Obama
Email-t drejtuar presidentit të SHBA-së,Barack Obama dhe dërguar nga ai janë lexuar vitin e kaluar nga hakerat rusë që kanë hyrë në sistemin informatik të paklasifikuar sekret nga Shtëpia e Bardhë, konfirmoi sot e përditshmja ”New York Times”.
Në fillim të muajit prill, zyrtarët amerikanë kishin pranuar se kishte pasur një ngjarje të tillë përsa i përket sigurisë në fund të vitit të kaluar, por kishin refuzuar të konfirmonin informacionet, sipas të cilëve rusët qëndrojnë pas këtyre sulmeve kibernetike.
Sipas të përditshmes ”New York Times”, që citon zyrtarët amerikanë që konfimojnë hetimin mbi këto fakte, sulmi ka qenë shumë i rëndë dhe shqetësues, por nuk është pranuar zyrtarisht.
Sipas zyrtarëve të cituar nga e përditshmha dyshohet se hakerat ishin të lishur me pushtetin rus.
”Piratët, që kanë mundur të hyjnë gjithashtu në sistemin jo sekret të departamentit amerikan të Shtetit, kanë arritur të kenë akses në arkivat e email-eve të punonjësve në Shtëpinë e Bardhë dhe me të cilët presidenti amerikan, Obama komunikonte rregullisht”, shkruan ”New York Times”.
”Janë këto arkiva që hakerat kanë mundur të shikojnë email-t që presidenti ka dërguar dhe marrë”, sipas burimeve, cituar nga e përditshmja.
”Hackerat, të cilët kanë hyrë thellë në sistemin e dokumenteve të paklasifikuara të departamentit amerikan të Shtetit, nuk mendohet të kenë hyrë deri në serverat që kontrollojnë trafikun e mesazheve nga telefoni BlackBerry i presidentit Obama.
“Por, zyrtarët kanë pranuar se sistemi i paklasifikuar sekret përmbante herë pas here shumë informacione të konsideruara si shumë të ndjeshme si oraret e takimeve, shkëmbimi i email-eve me ambasadorët dhe diplomatët (…) dhe në mënyrë të pashmangshme, debatet publike”, shkruan e përditshmja ”New York Times”.
”Sipas të përditshmes, nuk dihet se sa email-e të presidentit janë lexuar nga hakerat. Llogaria e tij personale nuk mendohet të jetë piratuar”, shtoi e përditshmja