Hekurudhat në Maqedoni ngrenë tarifat për të shfrytëzuar refugjatët

Autoritetet maqedonase thonë se do të hetojnë nëse Kompania shtetërore e Hekurudhave ka provuar të përfitojë nga kriza e refugjatëve duke dyfishuar çmimin e biletave.

Nga Sinisa Jakov Marusic, BIRN

Autoritetet maqedonase thonë se do të hetojnë nëse firma shtetërore Makedonski Zeleznici, MZ, ka përfituar nga mijëra refugjatë që duhet të përdorin shërbimet e saj duke ngritur çmimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet thonë se ata do të hetojnë pretendimet pas ankesave nga organizatat e të drejtave të njeriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Askush nuk e informoi Qendrën e Menaxhimit të Krizës rreth çmimeve të larta të biletave të trenit,” tha Suzana Saliu, kryetare e kësaj qendre, që koordinon përpjekjet për t’u përballur me fluksin e refugjatëve dhe migrantëve nga shtetet e shkatërruara nga lufta.

“Ne do të kërkojmë informacion nga Hekurudha Maqedonase. Ata duhet të na shpjegojnë si ndodhi kjo rritje,” shtoi Saliu.

MZ javën e shkuar i rriti çmimet më shumë se dyfishi për një biletë nga qyteti jugor i Gevgelijas në kufirin verior me Serbinë nga 10 në 25 euro.

Më herët, gjatë verës, çmimi u rrit nga pesë në dhjetë euro. Vesela Stanisiç, një aktiviste e Kryqit të Kuq që punon në Gevgelija e dënoi rritjen e çmimit si imorale.

“Pavarësisht çdo gjëje, refugjatët qëndrojnë në radhë dhe blejnë bileta sepse është e vetmja mundësi. Në shkëmbim ata marrin një udhëtim në një tren të mbipopulluar ku nuk ka hapësirë për të marrë frymë,” tha ajo.

Gjatë dy javëve të fundit, numri i njerëzve që kalojnë kufirin jugor me Greqinë në Maqedoni është rritur në 5000 deri 7000 në një ditë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?