Helmi i Lazaratit vijon të vrasë
Nga Skënder Minxhozi
Një vit më parë policia shqiptare arrinte një fitore spektakolare, duke i dhënë fund statusit të fshatit jugor të Lazaratit, si një mbretëri e paprekshme e kanabisit. Ka qenë dhjetëditëshi i fundit i qershorit, pikërisht një vit më parë, kur trupat e ndërhyrjes së shpejtë u futën në parcelat e drogës dhe kapën sasi të mëdha hashashi, i cili kultivohej dhe përgatitej për t’u trafikuar.
Ibrahim Basha nuk ishte pjesë e efektivave që hynë në Lazarat një vit më parë. Atë kohë ai ndodhej në Afganistan, duke luftuar një tjetër betejë të rrezikshme, mijëra kilometra larg vendit të tij. E pra, ai doli i paprekur nga ferri afgan, për të lënë jetën në mënyrë absurde nga dora kriminale që goditi policinë në Lazarat mbrëmjen e shkuar.
KOHA JONË SONDAZH

